Facebook ‘ndëshkon’ kryeministrin për shkelje të rregullave, ja çfarë u kërkonte ndjekësve

Jan 26, 2021 | 10:03
SHPËRNDAJE

PRIME MINISTER BENJAMIN NETANYHAU

Facebook i fshiu një postim kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe i ndërpreu një bisedë online në profilin e tij për shkelje të politikave të rrjetit social.

Vizitorët në faqen e Kryeministrit në Facebook, të cilët klikuan në një link që kishte lidhje me koronavirusin, morën një mesazh automatik, që pretendonte të vinte nga Netanyahu.

Postimi nga Netanyahu u kërkonte ndjekësve të tregonin detaje të miqve dhe të afërmve të tyre, të moshës 60 vjeç e lart, të cilët nuk e kanë marrë ende vaksinën kundër koronavirusit.

Në të thuhej se Netanyahu mund t’i thërrasë për t’i bindur ata.

210125185850-01-netanyahu-vaccinated-exlarge-169

Facebook tha se kjo kërkesë shkel politikën në lidhje me të dhënat private mjekësore.

Në përputhje me politikën tonë të privatësisë, ne nuk lejojmë përmbajtje që ndan ose kërkon informacione mjekësore të njerëzve”, tha Facebook.

Kjo nuk është hera e parë që llogaria e Netanyahut në Facebook ka probleme me shkelje të rregullave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura