“Facebook” merr vendimin e rëndësishëm, s’do të ndihmojë më fushatat elektorale

Sep 24, 2018 | 14:59
SHPËRNDAJE

Rrjeti social “Facebook” ka marrë një vendim të rëndësishëm, pasi nuk do të dërgojë më punonjës të tij të punojnë në zyrat e fushatave elektorale të partive gjatë zgjedhjeve.

Zakonisht ky rrjet social ofronte staf për fushatat politike për t’i ndihmuar ata në zhvillimin e fushatave të tyre të reklamave online. Drejtori dixhital i Donald Trump për zgjedhjet e 2016, ka thënë se ndihma e “Facebook”-ut ka kontribuar në fitore.

Facebook

“Facebook” ndërkohë tha se edhe Hillary Clinton-it i ishte ofruar e njëjta asistencë, por ajo e kishte refuzuar.

Rrjeti social është në fakt platforma e dytë më e madhe e reklamave online, pas “Google”. “Google” dhe “Twitter” po ashtu ofrojnë këshillim të specializuar për fushatat politike, por këto nuk kanë dhënë sinjale se do t’i japin fund praktikës.

“Facebook” tha se do të ofronte këshilla reklamimi falas për të gjitha partitë politike në uebsajtin e tij. Sidoqoftë, fushatat mund të marrin ende mbështetje online dhe kompania nuk përjashton mundësinë e zhvillimit të takimeve me politikanë.

Sipas dokumenteve të brendshëm, të para nga Bloomberg, fushata e Donald Trump kishte shpenzuar 44 milionë dollarë në reklama në Facebook nga qershori deri në nëntor 2016, krahasuar me 28 milionë të fushatës së Hillary Clinton. /TCH/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura