Facebook dhe Google, ‘metoda seksi’ për të shpërndarë internetin

Mar 27, 2015 | 22:42
SHPËRNDAJE

‘Facebook’ ka njoftuar një projekt të ri për të shpërndarë internetin në mbarë botën, po ashtu edhe kompania ‘Google’, e njohur në këtë fushë.

Zëvendës presidenti i inxhinierisë për ‘Facebook-un’, Jay Parikh, tha për ‘The Ëall Street Journal’ se “Ne jemi duke punuar drejt një fluturimi të vërtetë prove diku, këtë verë”.

‘Facebook’ thuhet se po ndërton avionë që do të funksionojnë me energji diellore dhe bateri, ndërsa madhësia e tyre do të jetë e përafërt me avionët normal të linjave për udhëtarët, ndërkohë që pesha e tyre përllogaritet të jetë disa dhjetëra herë më e lehtë.

Këto mjete fluturuese thuhet se do të jenë të aftë për të shpërndarë valë të internetit përreth botës, duke ndihmuar kështu në realizimin e ëndrrës së ‘Facebook-ut’ për të sigurimit qasjen me internet për dy të tretat e planetit që ende nuk është arrirë. 

“The Indipendet”, shkruan se “Google gjithashtu është duke punuar në një plan masiv të internetit, projekti Loon, por duke përdorur një metodë më pak sexy që përfshin balona”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura