“Facebook” arrin rekord historik, Zuckerberg: Një në shtatë persona në botë përdorin rrjetin çdo ditë

Aug 27, 2015 | 23:40
SHPËRNDAJE

Një në shtatë persona në të gjithë botën përdorin rrjetin social “Facebook” në një ditë të vetme. Lajmin e ka bërë të ditur themeluesi i këtij rrjeti social Mark Zuckerberg në një koment të publikuar mbrëmjen e së enjtes.

Mark Zuckerberg
Mark Zuckerberg

Zuckerberg thotë se që nga dita e hënë “Facebook” ka kaluar një miliardë përdorues që komunikojnë çdo ditë me miqtë apo familjarët e tyre.

“Për ne ishte hera e parë që arritëm këtë rekord historik dhe ky është fillimi i lidhjes së gjithë botës”.

Sipas tij një botë e hapur dhe e ndërlidhur është një botë më e mirë dhe kompania “Facebook” do të vazhdojë të japë kontributin e saj në këtë drejtim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura