Fabrikë droge prej 1 mln paund pranë stacionit të policisë, këta janë dy shqiptarët e arrestuar (Emrat)

Jul 14, 2020 | 20:23
SHPËRNDAJE

Dy burra kanë pranuar kultivimin e kanabisit, pasi një fabrikë “një milion paund” u gjet në pjesën qendrore të Whitehaven – afër stacionit të policisë së qytetit.

whitehaven-cannabis-farm

Shtetasit shqiptarë Xhon Leka, 28 vjeç dhe 39-vjeçari Gjergji Braculla u akuzuan pasi oficerët zbuluan një fermë të madhe kanabisi gjatë orëve të para të 24 majit.

Kur Leka dhe Braculla bënë paraqitjen e parë pranë gjykatës të nesërmen, prokurori Tom Snape tha në një fjalim drejtuar magjistratëve: “Policia thotë se kishte 1.300 bimë kanabis në atë adresë dhe sugjerojnë se fabrika e bandës së krimit të organizuar kishte një vlerë prej një milion paund”.

Leka dhe Braculla u ndihmuan nga një përkthyes ndërsa ata u paraqitën në Gjykatën e Carlisle përmes Skype.

Ata u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit, ndërsa Leka gjithashtu pranoi se posedonte ilaç të klasit B me qëllim furnizimin.

Seanca dëgjimore u shty, ndërsa prokurori Charles Brown i tha gjykatës: “Ne presim disa prova të mëtejshme në lidhje me vlerësimin e drogës para se të vazhdojmë dënimet”.

Të dy burrat do të dënohen më 21 gusht, ndërsa janë mbajtur në paraburgim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura