Fabrika e makaronave “Diamond”, pjesëmarrëse në panairin e Dubait EXPO 2021

Nov 17, 2021 | 17:33
SHPËRNDAJE

Në Dubai është mbajtur (7-9 nëntor) një ndër panairet më të mëdhenj botëror të ushqimeve EXPO 2021. Në praninë e 7,400 kompanive nga 140 shtete të botës pjesëmarrëse në panair nga Shqipëria ishte fabrika e mielli dhe makaronave “Diamond”. Mbajtja e këtij panairi ishte një mundësi unike për të takuar prodhuesit globalë që ofruan një gamë të gjerë produktesh ushqimore. Në panairin e Dubait për 3 ditë radhazi u prezantuan tendencat më të reja të tregut ushqimor, duke nxjerrë në pah risitë dhe modelet e reja të bashkëpunimit mes operatorëve pjesëmarrës.

Duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të këtij panairi, mes të cilëve u perfaqesuan shumë marka ndërkombëtare të ushqimeve, fabrika shqiptare e miellit dhe makaronave “Diamond” prezantoi për vizitorët e huaj produktet e prodhuara nga gruri më i mirë botëror, si ai kanadez dhe teknologjia me moderne. Cilësia e lartë e grurit të makaronave dhe teknologjia moderne e fabrikës mundëson prodhimin e makaronave me mbi 14% proteina, produkt ky i një kualiteti të lartë. Gjithashtu, gjatë këtij panairi prezantimi i produkteve të kompanisë shqiptare me kualitet të lartë prodhimi, kanë gjetur interesim dhe mbështetje të madhe të vizitorëve të ndryshëm ndërkombëtarë, duke ofruar një mundësi të mirë për të realizuar kontrata të reja që do të mundësojnë zgjerimin e shtrirjes edhe më shumë në tregjet ndërkombëtare. Numri i vizitorëve gjatë panairit arriti në 25 milionë. Prezenca e kompanisë “Diamond” në këtë panair shërbeu edhe për vendosjen e lidhjeve dhe për bashkëpunimin në ide për modelet e biznesit me shumë kompani prestigjioze ndërkombëtare gjatë mbajtjes të konferencave.

Po kush është fabrika e prodhimit të makaronave “Diamond”? Është një fabrikë totalisht e re që nga ndërtesa e deri tek çdo makineri që ajo përmban. Gjatë këtyre viteve, fabrika “Diamond” ka arritur të jetë faktor në tregun vendas, për prodhimin e makaronave. Vit pas viti, u shënua zgjerimi i tregut, për shkak të cilësisë të produkteve me bazë mielli. Nga kompania prodhohen më shumë se 20 lloje produktesh të ndryshme makaronash duke plotësuar çdo kërkesë të konsumatorëve dhe të tregut. Fabrika e makaronavet “Diamond” synon të jetë lider në rajon, kjo pasi i ka të gjitha kapacitetet për të qenë e tillë. Investim i fjalës së fundit të teknologjisë, lëndë e parë e një cilësie të lartë të garantuar, linjë prodhimi me parametra europiane, laborator bashkëkohor, staf i kualifikuar janë elementët kryesore të aktivitetit të kompanisë.

 

diamond pasta (2) diamond pasta (3) diamond pasta (4) diamond pasta (5) diamond pasta (6) diamond pasta (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura