Fabiani fyen Albën për hir të kushërirës: Ti je rosë, jo femër!

Apr 19, 2015 | 11:54
SHPËRNDAJE

Fabiani dhe kushërira e tij Marina
Një konflikt mes Fabianit dhe Albës ka ndodhur këtë javë në “Big Brother 8”. Ai është i nevrikosur për shkak se Alba ka bërë shaka me Marinën, kushërirën e tij, duke i fshehur makijazhet. Fabiani bezdiset nga zëri i lartë i Albës dhe i thotë se vetëm ajo bërtet në shtëpi. Alba ia kthen, duke i thënë Fabianit që ai nuk di t’i trajtojë femrat, por se vetëm i ofendon. Ai është mbrojtur dhe i është kthyer Albës, duke i thënë “nuk jam kështu me femrat, por me ty”. Fabiani ka vazhduar edhe më tej, duke e cilësuar femër “zhulëse”, që s’ka larë asnjë pirun e lugë në shtëpi, por ia kanë larë gocat. Kur ajo i thotë atij që “do dalësh të shtunën si mashkull që ke ofenduar femrat”, ai ia kthen duke i thënë “ti nuk je femër, por rosë”. Ai uron që të dalë ajo të shtunën, pasi “e ka lodhur” dhe se “vetëm ajo dëgjohet në shtëpi duke bërtitur”. Po Alba i është kundërpërgjigjur duke i thënë “s’ta jap dot këtë kënaqësi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura