Fabian Kaja: Më mbeti peng që s’gjeta dot në “BB” femrën që të më tundonte

Jul 4, 2015 | 13:39
SHPËRNDAJE


31-vjetorin e festoi natën që hyri në “Big Brother 8”. Fabian Kaja në fillim ra në sy me trupin gjithë muskuj, dhe më pas me lojën e tij të matur, që e çoi në finale. Edhe pse në jetën reale rrethohet gjithnjë nga femrat e bukura, në këtë lojë nuk u afrua me asnjë nga vajzat për të krijuar lidhje brenda shtëpisë. Në këtë intervistë për gazetën “Panorama”, flet për eksperiencën në shtëpinë e “Big Brother 8”, si sillet ai me femrat dhe planet që ka për jetën pas kthimit pranë familjes në Sicili.  

 Sapo i je rikthyer jetës në Sicili, si po të duket vazhdimi pas “Big Brother”?
Në fakt, iu riktheva familjes sime në Sicili, se më kishin munguar jashtë mase. Ata janë më të shtrenjtët që kam, do i shijoj për një javë e pastaj do të rikthehem sërish në Tiranë.

Çfarë humbe nga pjesëmarrja në atë lojë dhe çfarë fitove?
Ndihem pak më i lehtë se humba 10 kilogramë aty brenda. Humba dhe çmimin e madh, por ama fitova zemrat e shumë shqiptarëve, duke qenë vetvetja deri në fund.

Do të kishe pasur dëshirë të krijoje një lidhje brenda shtëpisë dhe me cilën nga vajzat?
Dëshira ishte për të treguar dhe atë anën romantike timen në shtëpinë e “Big Brother”, gjë që nuk arrita ta tregoj. Fatkeqësisht, nuk gjeta asnjë femër aty brenda që të më tundonte.

Por të tjerë rivalë e gjetën femrën e tyre. Si mendon për vazhdimin e çifteve jashtë shtëpise, Fatjon-Xhensila, Alba-Diedon, Vesel-Tea?
Për mua vetëm çifti Diedon-Alba është i vërtetë. Dy çiftet e tjera, për mendimin tim, s’e kanë të gjatë lidhjen. E shoh thjesht “show” për median.

Në lojë deklarove se vajzat bien shpejt në dashuri me ty, po ti, jo me to? Si duhet të jetë një femër që ti ta dashurosh?
Duhet të jete tip i thjeshtë e me shumë vlera. Duhet të pranojë defektet e mia e t’i kthejë në kualitet. Para së gjithash, duhet që të përjetoj unë atë kiminë me të, që të më bëjë mua që defektet e saj unë t’i kthej në kualitet.

Numëron shumë eksperienca me vajza para hyrjes në “Big Brother”? Po tani janë shtuar kërkesat?
(qesh) Për fat, kërkesat nuk më kanë munguar asnjëherë, ndaj nuk ndiej ndonjë ndryshim të madh.

Ke filluar të njihesh me ndonjë vajzë këto ditët e para në liri?
Për momentin, nuk po njihem me asnjërën. Thjesht po shijoj familjen time. Por shumë shpejt do ju njoftoj për njohjet që do kem.

Gruaja e jetës sate duhet të jetë ajo me pamje të zakonshme, apo që bjerë shumë në sy?
Gruaja e jetës sime thjesht duhet të më bëjë për vete. Unë jam njeri shumë i thjeshtë dhe vlerësoj çdo detaj te një femër.

Punon shumë për muskujt, është ky qëllimi primar që ke në jetë?
Për muskujt shpenzoj vetem 1 orë në ditë të kohës sime. E kam pasion palestrën dhe mendoj se çdokush duhet ta ketë këtë kulturë fizike e të respektojë veten e tij.

Përtej dukjes, je djalë i butë apo maço me femrat?
Unë jam një miks i të dyjave. Maço aty ku duhet, i sjellshëm aty ku duhet. Gjithashtu jam romantik dhe i rafinuar. I përshtatem tipit që kam përballë dhe i jap atë që dëshiron, brenda mundësive.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura