“Ezel” bëhet baba për herë të parë, personalizon një kat të tërë të spitalit!

Oct 22, 2020 | 15:13
SHPËRNDAJE

Aktori turk Kenan Imirzalioglu ose ndryshe “Ezel”, dhe bashkëshortja e tij, Sinem Kobal, janë bërë prindër për herë të parë.

ezel (3)

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktori nëpërmjet një postimi në Instastory.

ezel (1)

Shumë faleminderit Zot. Vajza ime erdhi në jetë. Mirëseerdhe zemra ime!”, shkroi ai.

ezel (2)

Mediat turke raportojnë se çifti ka personalizuar një kat të spitalit për vete, ku pesë janë dhoma për mysafirë.

ezel-4

Më herët u raportua se ata do ta quajnë vogëlushen Lalin, por kjo nuk është konfirmuar ende nga dyshja. Emri Lalin është me prejardhje nga Turqia, Arabia dhe Persia dhe do të thotë “e kuqe rubini”.

ezel (2)

Për më tepër, ditën e djeshme qarkulloi lajmi se Kenan i kishte blerë bashkëshortes së tij një vilë luksoze në shenjë falënderimi që do ta bënte baba.

ezel (1)

Ajo ndodhet në Bodrum dhe ka kushtuar 3 milion lira turke ose 300 mijë euro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura