“Evropa të zgjerohet nëse do të kapërcejë krizën”/ Romano Prodi: BE të integrojë sa më parë Shqipërinë dhe vendet e tjera, me këtë rast zgjidhet edhe çështja e kufijve

Jan 2, 2022 | 20:22
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri italian Romano Prodi shprehet se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet me integrimin e Ballkanit Perëndimor nëse do që të kapërcejë krizën e fortë politike që Evropa po kalon prej vitesh.prodi_europa_libro_lapresse_2021-640x300 (1)Sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të përfshijë brenda tij Ballkanin Perëndimor së bashku me Shqipërinë për të vendosur një herë e mirë kufijtë përfundimtarë të këtij rajoni me Evropën.

Do ta përfundoja me zgjerimin, me Shqipërinë dhe me të gjithë vendet e ish-Jugosllavisë , duke vendosur kështu kufijtë përfundimtarë të Evropës. Përfundimi i zgjerimit është në fakt edhe elementi që do të na detyronte të ndryshonim funksionimin e institucioneve tona, për të cilat kemi aq shumë nevojë ”, është shprehur Prodi për mediat italiane.

Duke folur në një intervistë tek “Sette”, presidenti i parë i Komisionit Evropian rrëfeu edhe etapat që duhet të ndërmarrë Bashkimi Evropian përgjatë vitit 2022 për të dalë nga kriza që e ka përfshirë aktualisht.

Evropa është kaq e nevojshme, por ecën aq ngadalë, sa duhet të shpresojmë se gjithçka do të përfundojë për nipërit tanë ”, shpjegon ish-kreu i Partisë Demokratike në prezantimin e librit të tij të fundit “Imazhet që tregojnë Evropën”.

Prodi i cili gjendet gjithnjë më e larg politikës aktive italiane, pasi ka mohuar vazhdimisht rikthimin e tij, por tregohet pasionant dhe më afër politikës së jashtme.  Ai shpjegon se përse Evropa prej kohësh nuk është më në qendër të botës.

Nuk e kam menduar kurrë që pozicioni mbrojtës mund të jetë gjithçka. Ose po ndërtojmë një minimum mbrojtjeje të përbashkët së bashku me politikën e jashtme evropiane, ose po tallemi nga të gjithë. Kur shoh se në Libi na kanë dëbuar po ashtu edhe nga dy vende, si Turqia dhe Rusia, jo të krahasueshme për nga madhësia dhe kapaciteti me Evropën, por ne na nevojitet një politikë e jashtme e përbashkët ”, ka theksuar ai.

Sipas tij, pa një politikë të jashtme të vërtetë dhe të përbashkët edhe mbrojtja bëhet e padobishme, nga Iraku e këtej, Prodi denoncon: “Evropa nuk ka pasur kohë që të bashkohet në drejtim të politikës së  jashtme. Ajo ka qenë gjithmonë e paaftë për të vepruar për shkak të votës unanime ”.

Sipas Prodit, dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni e lejoi Evropën që në mes të pandemisë së Covidit të vinte dorën në zemër dhe të ndërmerrte një plan të madh solidariteti.

Gjermania e ka kuptuar se pa Evropën nuk vlen asgjë. Prandaj, Franca, Italia dhe Spanja, së bashku me Gjermaninë, duhet të formojnë një bërthamë të fortë vendesh, të afta për të çuar përpara procesin e Bashkimit Evropian. Dhe shumë vende të tjera do të bashkohen menjëherë ”, shprehet Prodi.

Ai bën edhe një propozim të dytë. Sipas tij, është procesi i zgjerimit të mëtejshëm të kordonit të Bashkimit Evropian, siç është bërë në atë kohë nga vetë Prodi.

Për sa i përket Evropës Lindore, në rastin e Polonisë dhe Hungarisë Prodi thekson se ato janë probleme që lidhen me të kaluarën dhe sot nuk ekzistojnë më.

Unë isha president i Komisionit Evropian me 15 dhe 25 vende dhe nuk kishte asnjë ndryshim: Çështja ishte që unë merresha gjithmonë me vizionin divergjent të Britanisë së Madhe. Dhe Britania e Madhe nuk është një vend i Lindjes ”, ka komentuar Romano Prodi në “Sette”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura