Evolucioni i Asllanit, Interi përmbys hierarkitë/ Asistent regjisor dhe fantazist, rolet e 20-vjeçarit shqiptar

Aug 5, 2022 | 23:54
SHPËRNDAJE

Prej një muajit tek Interi dhe me ndjesinë e të qenit në shtëpi. Kristjan Asllani kanë lënë mënjanë ndrojtjen dhe emocionet e ditës së parë te zikaltrit dhe aktualisht është ulur në “bankën” e parë gjatë leksioneve të profesor Inzagit. Shqiptari ka përthithur si sfungjer konceptet teknikotaktike të skuadrës së re.

KRISTJAN ASLLANI 1

Interi është një klub i madh dhe për një student të ri do të ishin normale disa vështirësi. Me sa duket jo për të gjithë dhe djaloshit i lindur në Elbasan përbën përjashtimin nga ky rregull. Interi për të duket si një park lojërash ku ai mund të argëtohet gjithmonë e më shumë me kalimin e ditëve. Vështirësitë e tij paskan qenë që të gjitha në ditën e parë kur u prezantua, pasi me të veshur këpucët e futbollit, çdo gjë u bë pjesë e normalitetit të tij.

Asllani punon fort dhe po i habit të gjithë. Fundja, gjithmonë e ka pasur me nxitim. Fanella zikaltër ka qenë gjithmonë në ëndrrat e tij, por ajo mund të shndërrohet në makth nëse nuk e përballon me mendësinë e duhur. 20 vitet, në rastin e tij, nuk po bien në sy, sepse Kristjani ka vullnetin e një veterani. Në stërvitje askush nuk e korrigjon për asgjë, teksa dëshira për përmirësim është në rend të ditës. Për momentin, thuhet se ka “prishur” edhe hierarkitë.
Klubi e afroi si zëvendës natyral të Marselo Brozoviçit, por me paraqitjet e ofruara, Asllani po i bind të gjithë se nuk mund të jetë thjesht një alternativë. Për nga teknika, leximet taktike dhe lëvizjet, ish-talenti i Empolit ka dëshmuar se mund të mbulojëçdo rol të mesfushës. Inzagi i ka titullarit e tij të paprekshëm dhe ata janë Barela, Brozoviçi dhe Çalhanoglu, ndërsa 20- vjeçari pret të zëvendësojë, dhe pa drojë, secilin prej tyre.

inter asllani

Në fakt, si alternativë e parë duhet të ishte Henkri Mkhitarini që erdhi nga Roma, por armeni po vuan të gjejë formën. Sa për Asllanin, Inzagi planifikon ta përdorë si regjisor, por nuk duhet të habitemi nëse e aktivizon si fantazist. Ky rol është ri i në partiturat e trajneri, por me shqiptarin ka lindur një dashuri me shikim të parë dhe për të diçka mund të ndryshonte.

PËRJASHTIMI – U kuptua menjëherë se Interi kishte parë diçka të veçantë tek Asllani. Jo çuditërisht, afrimi i tij mbetet unik në këtë seancë merkato, përjashtimi i famshëm që konfirmon rregullin, i vetmi për të cilin Interi ka vendosur të investojë menjëherë për blerjen përfundimtare. Një marrëveshje me vlerë 14 milionë plus 2 bonuse dhe huazimin e Satrianos. Katër milionë menjëherë tek Empoli për huazimin, 10 të tjera verën e ardhshme për detyrimin e shlyerjes.

Me pak fjalë, në zikaltrit nuk ngurruan të vënë bast për talentin e këtij veterani me moshë të re, me një bazë teknike të shkëlqyer dhe personalitet të jashtëzakonshëm. Impakti me botën e Interit mund ta kishte mposhtur, por Kristjani shënoi menjëherë në provën e parë në familje ndaj Milanezes, me një lëvizje fantastike.

E më pas u përsërit edhe ndaj Monakos, në angazhimin e parë ndërkombëtar të skuadrës së Inzagit. Asllani duket i gatshëm për të marrë përgjegjësinë, siç u dëshmua edhe te Lugano, kur tentoi të ekzekutonte një goditje dënimi, pavarësisht pranisë së Lautaros dhe Lukakut pranë topit. Shokët nuk e lejuan, por fakti i thjeshtë i përpjekjes për të kapur atë rast, tregon mirë se shqiptari nuk ka frikë nga asgjë.

asllani kristjan

XHOL I VYER – “San Siro” ishte në fatin e tij, jo vetëm sepse ka qenë gjithmonë tifoz i Interit. Në Milano kundër Interit ai shënoi golin e tij të parë dhe të vetëm në Serienë A, në pozicionin që tani ngacmonte mendimet e Simone Inzagit. Andreacoli tek Empoli e aktivizonte pas shpinës së sulmuesit, për të përfituar nga aftësia e 20-vjeçarit për të frenuar kundërshtarët dhe aftësia për t’u kredhur nëpër hapësira.

Kristjan u ble për t’i dhënë një frymëmarrje më shumë Brozos, por në klub e kanë kuptuar tashmë se mund ta përdorin përkrah kroatit, si për të marrë frymë Barela, ashtu edhe për t’i dhënë pushim Çalhanoglusë që vitin e kaluar ishte i pari që tregoi se po i mbaronte ‘karburanti’. Menaxhimi i energjive, në një sezon kaq kompleks si ai që do të fillojë të shtunën e ardhshme, është më shumë një diktat sesa zgjidhje. Shumë ndeshje në pak ditë në të cilat të gjithë do të jenë themelore dhe në të cilat, me siguri, Asllani do të gjejë më shumë hapësirë sesa ndoshta e ka pritur.

KRISTJAN ASLLANI

Kjo sepse shokët e skuadrës, stafi teknik dhe klubi tashmë kanë besim të plotë tek ai dhe vetëm fusha dhe angazhimet zyrtare mund ta ndihmojnë që tërritet edhe më shumë e më shpejt. Kristjani mori fletoren dhe shkroi çdo lëvizje të Brozos, por dëshiron të bëhet një klon i farit të zikaltërve, për të mos bërë kurrë të ndjehet mungesën e tij. Por ai mund të bëjë shumë më tepër: të gjithë shpresojnë kështu, Inzagi është gati të vërë bast për xholin e lindur në Elbasan.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI –  PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al

Te lidhura