Evitoni këtë aks rrugor gjatë natës për një javë, policia thirrje qytetarëve. Tregon arsyen

Oct 12, 2019 | 13:07
SHPËRNDAJE

Ne oret e nates, duke filluar nga ora 21:00 të mbrëmjes, e deri në orën 05:00 të mëngjesit, per nje jave, shmangni qarkullimin me automjete ne aksin rrugor  Orikum – Palasë. 

harta

Policia e Vlores njofton gjithe drejtuesit e mjeteve se per shkak te punimeve qe do te zhvillohen duke filluar qe sot, aksi do te jete i bllokuar per te gjitha kategorite e mjeteve.

NJOFTIMI 

Njoftohen të gjithë drejtuesit e mjeteve, se për shkak të punimeve që do të zhvillohen në ndërtimin e segmentit rrugor Orikum – Palasë, ky segmet rrugor do të jetë i kufizuar në të dyja krahët, për të gjitha kategorite e mjeteve duke filluar që sot në orën 21:00 të mbrëmjes, e deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Ky bllokim do të jetë për të gjitha kategoritë e mjeteve dhe do të përsëritet çdo ditë përgjatë orëve të natës deri të Shtunën tjetër (19.10.2019).

Kërkojmë mirkuptimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve që ta evitojnë këtë aks rrugor përgjatë 8 orëve të natës ose zgjedhin rrugë të tjera alternative.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura