Evitohen eksperimentet, ja si do të luajë Skënderbeu ndaj Kastriotit

Aug 26, 2018 | 9:55
SHPËRNDAJE

Pritet që si në rreshtim ashtu edhe në përbërjen e 11-shes bazë të ekipit të mos ketë ndryshime thelbësore për Skënderbeun edhe në ndeshjen e dytë të sezonit. Ditën e djeshme në seancën e fundit të zhvilluar, Shehi duket se nuk ka bërë lëvizje të rëndësishme, pavarësisht se ka provuar disa herë të ndryshojë me vendosjen e Lulajt në mesin e fushës në vendin e Demtes.

skenderbeu

Nga porta do e nisë Teqja dhe më pas në mbrojtje do të jetë Vangjeli në të djathtë e Abazi në të majtë. Në qendër të repartit difensiv do të luajë Radas dhe Aliti që do të kompletojnë mbrojtjen bardhekuqe. Dita do të bëjë “ekranin” dhe para tij i sigurt është nga minuta e parë Gjergji Muzaka.

Sk

Pavarësisht provave të shumta, Demte do të jetë titullari përballë Kastriotit që do të kompletojë mesfushën. Në sulm duket se është gjithçka e ndarë, pasi Bregu dhe Gripshi do të mbështesin Krasniqin në majë. Mbetet për t’u parë vetëm nëse Fili dhe Gundo, dy prurjet e reja të Skënderbeut, do të jenë brenda listës së 18 lojtarëve të grumbulluar nga Shehi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura