“Evakuohuni”- Vasili reagon pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes: Sa herë ka zjarre Rama zhduket! Avionët i përdor për qejf, ndërsa për të fikur flakët s’ka

Aug 8, 2022 | 20:31
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas  thirrjeve që ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u bëri thirrje qytetarëve që ndodhen pranë vatrave të zjarrit që të largohen nëse u kërkohet nga autoritetet.

petrit vasili

Sipas Vasilit, Rama është fshehur në këto ditë të vështira dhe ka 10 vjet që qytetarët i ka lënë në mëshirë të fatit.  Petrit Vasili thotë se kur vendi pushtohet nga zjarret, Rama zhduket dhe nxjerr ministrin.

“Ku i kanë mjetet për shuarjen e zjarrit? Ne dhjete vjet Avion personal për te bere qejf shate ditet e javes ka, ndersa avion per te fikur zjarret nuk ka”, thuhet në reagimin e Vasilit.

Reagimi i Petrit Vasilit

Ku eshte fshehur ky Edi Rama, qe ka dhjete vjet KM dhe le qytetaret ne meshire te zjarreve!

Ka dhjete vjet ne qeveri dhe zjarret jane ne meshire te fatit.

Ka dhjete vjet qe vetem vjedhin me koncesione, me inceneratore, me tendera dhe sot qytetareve ju thone ikni nga shtepite nga zjarri.

Ku eshte ky Edi Rama & co, qe prej dhjete vjetesh vetem grabitin

Apo kur ka zjarre zhduket ky Kryeministri i 3 -D dhe nxjerr kete Ministrin, qe ben vetem llogje.

Ku i kane mjetet per shuarjen e zjarrit?

Ne dhjete vjet Avion personal per te bere qejf shate ditet e javes ka, ndersa avion per te fikur zjarret nuk ka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura