Bastisje anti-terrorizmi në Belgjikë, evakuohet xhamia në Bruksel

Nov 26, 2015 | 14:10
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Një operacion anti-terrorist ka përfunduar në Belgjikë, me një prani të madhe policore në Auvelais. Hetuesit në Belgjikë janë në kërkim të dhjetë individëve të cilët mund të kryejnë sulme të ngjashme me ato të 13 nëntorit në Paris “me armë të rënda” dhe “shpërthime vetëvrasëse”.

A Belgium army soldier guards the "Manneken Pis" statue, one of Brussel's most famous landmarks, in Brussels, Belgium, Thursday, Nov. 26, 2015. Brussels is keeping its terror alert on highest level.(ANSA/AP Photo/Michael Probst)

Ora 14:45

Një ngarkesë me rreth 800 çifte, që vinin nga Turqia me derjtim Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën, është zbuluar dhe konfiskuar nga ana e Policisë Financiare në Portin e Triestes. Armët e luftës ishin duke u transportuar, pa autorizim, nga një shtetas turke me një kamion me rimorkio holandez.

Ngarkesa përbëhej nga 781 çifte të modelit “Winchester SXP” nga 12-51 cm, 66 çifte “Winchester SXP” nga 12-41 cm dhe 15 pushkë. Kjo ngre dyshime se për çfarë do futeshin në Belgjikë armër, vend i cili është nën frikën e terrorizmit prej ditësh që pas sulmeve në Paris
Ora 14:20 Gjetja e zarfave me pluhur të bardhë të dyshimtë ka shkaktuar panik në Bruksel, në kulmin e gatishmërisë në pritje të goditjeve terroriste.

Grand-Mosque (2)
Mediat e huaja raportojnë se xhamia më e vjetër e Brukselit është evakuuar, ndërkohë që në vend kanë mbërritur njësitë eksperte për ekzaminime të tilla.

xhamia aksionNjë zëdhënës nga vendi i ngjarjes ka thëne per gazetën ‘Le Libre’ se zarfet me “pluhur të bardhë” u zbuluan brenda ndërtesës, vetëm disa rrugë larg nga Parlamenti Evropian.

Grand-Mosque (1)

Shërbimi zjarrfikës tha se mori një telefonatë nga një anëtar i xhamisë, duke thënë se ata besonin se kishin gjetur pluhur antraksi i cili është i rrezikshëm.

Grand-Mosque

Mediat belge thanë se zarfi me këtë pluhur të bardhë u gjet, por ende nuk kanë zbuluar se për çfarë lloj substance bëhet fjalë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura