Evadim inertesh e aksion i gjerë pastrimi,Bashkia gati per sezonin e ri

Sep 4, 2018 | 12:07
SHPËRNDAJE

Ky sezon i ri e gjen qytetin më të pastër dhe më të rregullt. Bashkia Tiranë, po zhvillon një aksion të gjerë pastrimi në të 24 njësitë administrative të Tiranës si dhe në rrugët kryesore duke hequr inertet por edhe mbetjet e hedhura pa kujdes nga qytetarët që sjellin jo vetëm ndotje, por shkaktojnë edhe probleme.

Të palodhur e të përkushtuar, punonjësit e Drejtorisë Nr.1 në Bashkinë e Tiranës  po vijojnë punën duke u kujdesur çdo ditë për imazhin e kryeqytetit përmes pastrimit dhe mirëmbajtjes.

Goma, gurë apo tuba të hedhur pa kujdes apo për të uzurpuar hapësirat publike me qëllim parkimin e automjeteve janë disa prej objekteve të përditshme që hiqen nga punonjësit e Bashkisë.

Përmes këtij aksioni të gjerë pastrimi nga mbetjet, Bashkia e Tiranës i paraprin edhe stinës së vjeshtës që sjell dhe sezonin e shirave duke parandaluar në këtë mënyrë edhe bllokimin e pusetave dhe përmbytjen e rrugëve.

50182bd5-3ca4-45cb-a09d-95f5d4b28107 8e436c5d-d4cd-4b9c-b865-6a1b8d62b873 b3322bca-6f38-43bc-b064-432a70dbc1de 6b68939f-0554-4a0b-8410-bfc86d49bf37 5b161fce-c177-4906-b6ee-b31bb3aa0b52 b6a89922-6409-47e2-88e6-94417972fcde

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura