Eva Murati së shpejti moderatore në Itali: Gjerat po shkojnë mirë, nuk dua t’i marr mësysh, por…Ja si përgjigjet rreth “armiqësive” mes kolegësh

Jul 25, 2021 | 15:10
SHPËRNDAJE

Moderatorja Eva Murati, ka zbuluar se ka marrë oferta tunduese nga projekte mjaft të rëndësishme në Itali. Ajo ka rrëfyer se së shpejti do ta shohim në një program televiziv në shtetin fqinj.

eva murati1

“Gjërat në Itali po shkojnë shumë mirë, nuk duam t’i marr mësysh se besoj pak te këto. Definitivisht gjërat po shkojnë shumë mirë”, u shpreh ajo në emisionin “Pushime On Top, duke konfirmuar se do ta shohim me një program televiziv.

Ajo nuk preferoi të japë shumë detaje, por e pyetur për “armiqësitë” e aluduara me koleget e saj, u shpreh:

“Kam shumë miqësi me moderatoret. Nuk e kam thënë ndonjëherë këtë. Fliten lart e poshtë fjalë pa lidhje, por unë nuk kam armiqësi me asnjërën”, u shpreh Murati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura