Eurovizioni/ Eneda Tarifa shpresë se mund të hyjmë në finale (VIDEO)

May 3, 2016 | 20:09
SHPËRNDAJE

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion, Eneda Tarifa është shfaqur shumë optimiste për pozicionimin e vendit tonë në festivalin europian. Ajo tha se shpreson se do të arrijë në finale, duke mos mbajtur dot as emocionet.

“Ne kemi mbyllur turin promovues në Suedi dhe Tel Aviv. Shpresë se edhe ne mund të hyjmë në finale si një nga vendet që ka sjellë këngë të bukura. Shqipëria ka hyrë 6 herë në finale dhe kjo është arritje. Ka vende që nuk hyjnë edhe pas shumë vitesh. Shpresoj që ky qëllim të arrihet. Në Stokholm nisemi nesër. Po filloj të ndiej emocione”, tha Tarifa, e cila do të këndojë natën e dytë të Eurosong dhe mban numrin 17. Nesër ajo niset për në Stokholm ku do mbahet edhe festivali.

Ndërsa drejtori i RTSH-së, Martin Leka tha se është fat të punosh me Enedën, duke shprehur edhe ai optimizmin se do të vlerësohet kënga dhe jo të votohet gjeografikisht apo politikisht si herët e tjera.

“Është e disata herë që marr pjesë në Eurosong. Fat i madh të punosh me Enedën, profesioniste e vërtë. Kënga është pëlqyer shumë, ka një impakt pozitiv. Është një këngë moderne. Psikozën më të madhe kam zërin e Enedës, është e mësuar me të kënduarit live. Jemi të bindur se do ja dalim me sukses. Shqiptarët kudo që ndodhen kanë të gjithë të drejtën për ta votuar këtë këngë për të mos qenë indiferent. Grupi që marrim pjesë është shumë i vështirë. Vendet sllave dhe baltike nuk mund t’i shpëtojnë votimit gjeo-politik. Shqiptarët nuk e shohin këtë lloj votimi. Ne shpresojmë edhe në këtë rast të vlerësohet kënga më shumë se gjeografia. Ne jemi vërtetë një vend i vogël por me këngën shkojmë si të barabartë. Shpresoj në suksesin e këtij viti në festival. Objektivi ynë dalja në finale, por mendoj se do shkojmë përtej këtij objektivi”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura