Eurovizion/Anjeza Shahini “sulmon” Elhaida Danin: “E ndryshoi këngën për kapriço”

Feb 26, 2015 | 10:52
SHPËRNDAJE


Para disa ditësh këngëtarja Elhaida Dani lajmëroi se kënga e saj, me të cilën do na përfaqësojë në Eurovizion këtë vit, do ndryshohet për shkak se kjo këngë nuk ishte e realizuar siç duhet.

Dhe tashmë Elhaida po punon me producentët kosovarë Zapp&Chris për të bërë këngën e saj nga fillimi.

Por siç duket kolegët e saj nuk kanë qënë dakort me këtë ndryshim që është bërë.

Anjeza Shahini, këngëtarja e parë që na përfaqësoi në Eurovizion 2004 me këngën “The Image of You” dhe doli në pesëshen më të mirë, ka reaguar në lidhje me këtë fakt në një postim në rrjetet sociale.

 “Une dua te jete ne ESC ai qe e meritonte e qe e ka merituar prej kohesh @BojkenLako.Me gjithe respektin per artisten Elhaida,nuk me duket e drejte kjo kapriço,aspak profesionale e kujtdo per tu terhequr. Ku shkuan te gjitha rregullat qe vihen perpara festivalit ne kaq vite. Kush jane keta njerez qe marrin persiper te bejne si te duan me Televizionin e Shqiptareve Taksapagues!!!Me duket e padrejte dhe mungese respekti kundrejt gjithe artisteve te tjere qe prej vitesh respektojne rregullat.Vitin e ardhshem le ta dergojne Elhaiden me nje format te ri festivali,ku zgjidhet nje perfaqsues dhe konkurojne kompozitoret per kengen qe i pershtatet me mire kengetares,sikurese kane bere shume shtete. Me siguri do te kemi edhe rezultate shume me te mira”- ka shkruar Anjeza.

Në këtë postim kanë komentuar edhe këngëtaret Eneida Tarifa dhe Marsela Çibukaj duke thënë se kjo që ka shkruar këngëtarja është shumë e drejtë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura