Shqipëria mban rekordin në Ballkanin Perëndimor dhe renditet ndër vendet me numrin më të lartë për sa i përket individëve të dënuar për veprat penale.
Në raport me popullsinë, në Shqipëri kishte 197 të burgosur për çdo 100 mijë banorë që jetojnë këtu, duke u renditur e katërta në Europë, pas Lituanisë, Çekisë dhe Estonisë.
Në Francë, Austri dhe në Gjermani, numri i të burgosurve në raport me popullsinë është më i ulët se mesatarja e BE-së, me përkatësisht 103, 100 dhe 79 të burgosur për 100 mijë banorë.
Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia, numri i të burgosurve përllogaritet të jetë 97 dhe 93 për 100 mijë banorë. Ndër shtetet anëtare numri më i ulët i të burgosurve është shënuar në Islandë, ku sipas Eurostat numri i të burgosurve atje ishte vetëm 38 për çdo 100 mijë banorë. Pas saj renditet vendet e Europës Veriore, ku Finlanda kishte vetëm 56 të burgosur, ndjekur nga Suedia me 57 dhe Danimarka me 59 të burgosur.
/Monitor/
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al