Europianizmi i Lulzim Bashës në luftë me statuskuonë

Nov 23, 2021 | 9:00
SHPËRNDAJE

BLENDI SULAJ

Blendi SulajShqiptarë, duhet t’i ndërrojmë dhe t’i largojmë njëherë e përgjithmonë politikanët e lidhur me krimin, pronarët e mediave të lidhura me politikanë të korruptuar dhe krimin në politikë? Shqiptarë, a duhet që vendi ynë të shkojë drejt Europës dhe SHBA apo duhet të mbajmë statuskuonë e korruptuar të shkollës lindore? Fëmijët tanë meritojnë të shikojnë politikanë që punojnë për ta apo politikanë që shikojnë interesat personalë dhe për to janë gati të djegin të gjitha? Jo pa qëllim e nisa shkrimin tim me 3 pyetje, të cilat na vrasin shumë, sepse gjithmonë i bëjmë këto pyetje vetes sonë dhe shumë më shumë përpara fushatave elektorale.

Unë dua të sjell në vëmendjen tuaj vende të ndryshme të Ballkanit, duke ju kujtuar disa vende që shpeshherë ne i shikojmë inferiore ndaj nesh kur bëhet fjalë për automjete, veshje, lokale e bare nate, por që në të vërtetë në ato që për jetën dhe mirëqenien janë esenciale, kanë treguar prova të mëdha demokracie fqie reagimi dhe ndërgjegje të madhe qytetare, po ju jap dy shembuj: një Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Dy vende, të cilat kanë dhënë prova të mëdha demokracie kur bëhet fjalë për të larguar korrupsionin nga politika. Po në Shqipëri a ka ardhur koha për një politikë të re që u ngjason vendeve të Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës?

Lulzim Basha është një politikan i shkolluar në Europë, i cili ka me vete një mbështetje të madhe të aleatëve tanë, BE dhe SHBA, me një qëllim të qartë për ta bërë Shqipërinë një vend më shumë europian një vend, në të cilin të mbizotërojë ligji dhe rregulli ku të luftohet me të gjithë fuqinë krimi i organizuar dhe qytetarët të ndihen të sigurt për të ndërtuar jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre në një vend që me këtë lider ka premisat reale për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Dua të sjell në kujtesën tuaj që është propozimi i PD-së dhe Lulzim i Bashës ai që ndaloi masivisht futjen e elementeve kriminale në jetën publike, politike, shoqërore të vendit. Por, nga ana tjetër, çfarë kemi si alternativë? Kemi njerëz që kanë 30 vite në pushtet, ka qenë Kryeministër, është President dhe është aktualisht kryeministër a është kjo alternativa më e mirë që ky vend mund të prodhojë, të 3 kanë shkollim totalisht lindor, janë rritur me nuhatjen dhe reflekset e regjimeve totalitare. Po, Po, e kam fjalën për Sali Berishën, Ilir Metën, Edi Ramën, janë të 3 me të njëjtat tipare, me të njëjtën mënyrë të të bërit politikë, me të njëjtin qëllim për ta mbajtur Shqipërinë, një vend i cili gjithmonë duhet të jetë në kthetrat e këtyre të 3-ve. Të 3 nuk punojnë asnjëherë për interesat e vendit dhe të qytetarëve të tyre, por punojnë për pasurinë dhe njerëzit rreth tyre. Pse askush nga këta sot nuk pranon vetingun në politikë?

SEPSE E DINE SHUMË MIRË QË BIEN BRENDA DHE NUK JANË MË PJESË E POLITIKËS KUR në të njëjtën kohë dhe me të njëjtat kushte Lulzim Basha thotë shkoj i pari dhe i nënshtrohem vetingut në politikë.. Shqipëria dhe shqiptarët kanë dy mundësi: ose të jenë me Europën dhe SHBA ose të qëndrojnë nën diktatin të diktaturave moderne të këtyre të 3-ve Unë mendoj që PD dhe Lulzim Basha si kryetar i saj do të bëjë maksimumin në interes të vendit dhe qytetarëve të tij.

TANI DY MENDIME ESENCIALE PËR “FOLTOREN” E BERISHËS PËR BERISHËN

Si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së dhe si anëtar i saj që në 2011 dhe kur votova për herë të parë, shikoj që PD është në një sulm direkt nga Rama–LSI dhe Meta dhe Berisha si kurrë më parë nuk ka ndodhur dhe nuk ma merrte mendja që njeri nga të 3 do ishte pjesë e saj. Doktor Berisha ka më shumë se 3 muaj që lëshon vrer mbi PD dhe kryetarin e saj që mori votat e të gjithë demokratëve dhe ndër to edhe të Berishës, lëshon ofendime, lëshon spekulime me idenë që gënje, gënje, se diçka do mbesë dhe Edi

Rama nuk e ka menduar kurrë që Berisha do t’i bënte ndere të tilla. Në ëndrrën e tij më të bukur ëndërronte Berisha të qëndronte akoma pa fund në politikë deri sa të thyhej karrigia, por Berisha jo me idenë që sa më shumë figura e tij të rri në PD, aq më shumë PD humb pikë në elektoratin gri dhe atë që fundja përcakton zgjedhjet. Berisha rreth tij ka mbledhur të gjithë ata, të cilët janë arsyeja e vetme që PD humbi zgjedhjet, të korruptuar dhe njerëz, të cilët janë aty vetëm për interesa personale dhe që nuk lidhen me interesat e demokratëve të thjeshtë. Sali Berisha ka mbledhur rreth tij një pakicë të vogël njerëzish, të cilët i tall për më shumë se 3 muaj me pretekstin që po e bën për PD-në këtë luftë dhe jo për vete dhe në luftën për PD i ESHTE BASHKUAR DHE LSI e Ilir Meta, pra, demokratët duhet të pranojnë që statutin t’ia mësojë Ilir Meta nga LSI, ky që 2009-2013 i nxori demokratët rrugëve dhe Berisha thoshte ja se do e zgjidhim dhe kaluan 4 vjet pa zgjidhur asgjë?

Pra, në luftën për pushtet të Sali Berishës dhe Ilir Metës kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Lulzim Bashës, ka një palë që do dalë e humbur, ajo palë që është kundër interesit kombëtar, ajo palë e cila është kundër interesit të PD-së dhe e bën për interesin e tij, ajo palë, e cila ndoshta, ndoshta po të rrënojë brenda në histori, del që kanë punuar edhe kundër interesit kombëtar në momente të caktuara të historisë. Thirrja ime e thjeshtë, por e sinqertë për demokratët është: Lulzim Basha nga goja e Sali Berishës u bë i keq, sepse zgjodhi PD dhe interesat tuaja përpara interesave të Sali Berishës dhe grupit tij. Sali Berisha problemin e madh e ka me SHBA dhe për këtë po mundohet të përdorë PD si mburojë dhe ta involvojë brenda kësaj situate tërësisht personale. Sali Berisha po mundohet t’u mësojë demokratëve dhe t’ia ndryshojë statutin me partner Ilir Metën?

A ka demokratë të ndershëm që e pranon këtë? Partia Demokratike dhe kryetari i saj, Lulzim Basha, kanë të gjitha mundësitë për t’i dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve një mundësi të një qeverisjeje europiane, duke luftuar korrupsionin, duke luftuar biznesmenë që janë bërë mburojë e krimit, duke luftuar pronarë mediash, të cilët po manipulojnë me qëllim opinionin publik, dhe duke larguar armikun me të madh që vendi ka pasur, statuskuonë 30-vjeçare politike në Shqipëri dhe në krah me BE dhe SHBA të ndërtojnë Shqipërinë e së ardhmes, ku fëmijët rriten në një vend tërësisht të paqtë pro amerikan dhe pro europian.

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura