Europa League, zhgënjejnë italianët e Napolit dhe Fiorentinës, në finale Sevilia – Dnipro

May 14, 2015 | 23:14
SHPËRNDAJE

Sevilia dhe Dnipro janë dy finalistet e ‘Europa League 2014-15’. Ajo që ra në sy në dy çiftet gjysëm finale të Europa League ishte skualifikimi i dy skudrave italiane.

Lojtaret e Napolit pas humbjes me Dnipron

Ndeshja e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes mes Dnipros dhe Napolit përfundoi në shifrat 1-0, ndërsa takimi tjetër mes Fiorentinës dhe Sevilias përfundoi 0-2. Në ndeshjen e parë spanjollët e Sevilias arritën të fitojnë me italianët e Fiorentinës në rezultatin 3-0, ndërsa napoletanët nuk shkuan më shumë se një barazim me Dnipron. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura