EUROPA LEAGUE/ Dhunë në stadium, pezullohet ndeshja Kukësi – Legia (VIDEO)

Jul 30, 2015 | 21:56
SHPËRNDAJE

UPDATE/22:00-Është pezulluar ndeshja e vlefshme për turin e tretë të Europa League, mes Kukësit dhe Legias së Varshavës. Dhuna mes tifozerive ka çuar në ndërprerjen e ndeshjes dhe më pas në pezullimin e saj.

Lojtari1Shkak është bërë goditja me çakmak e futbollistit polak, Odrej Duda, i cili u godit menjëherë pasi Legia shënoi golin e dytë dhe të avantazhit.

Menjëherë pas goditjes, lojtarët e Legias morën urdhër nga trajneri që të refuzonin të luanin. Delegati i UEFA-s bëri konsultimet me gjyqtarin dhe pas më shumë se 30 minutash ndërprerje të ndeshjes, vendosën që ta pezullonin atë.

Tifozet e Legias, gjate nje incidenti ne bulevard
Tifozet e Legias, gjate nje incidenti ne bulevard

Ndeshja mes Kukësit dhe Legias së Varshavës nisi me tensione. Para fillimit të pjesës së parë, disa tifozë kuksianë u përleshën me tifozë polakë.

Por dhuna ka vazhduar edhe brenda stadiumit, ku në përfundim të pjesës së parë, pati përleshje sërish mes tifozëve kuksianë dhe atyre polakë.

U desh ndërhyrja e kujdestarëve dhe policisë që të qetësoheshin polakët. Mirëpo, pas shënimit të golit të dytë prej Legias tensionet u ngritën sërish.

Tifozet e Legias, gjate nje incidenti ne bulevard, perpara ndeshjes se futbollit, Kukesi-Legia Varshava e Polonise, e vlefshme per turin e trete paraeleminator te kupes UEFA Europa League, e cila eshte nderprere pasi mesfushori i Legias Ondrej Duda eshte goditur me nje cakmaak nga tifozet ne shkallet e stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nLegia's fans during a incident prior the soccer match, Kukesi vs Legia Warsaw of Poland, valid for the UEFA Europa League third qualifying round first leg soccer match interrupted after Legia's midfielder Ondrej Duda was hit by a lighter, in Tirana.
Tifozet e Legias, gjate nje incidenti ne bulevard, perpara ndeshjes se futbollit, Kukesi-Legia Varshava e Polonise, e vlefshme per turin e trete paraeleminator te kupes UEFA Europa League

Lojtarët e Legias kanë refuzuar të rifuten në fushë, çka ka detyruar që pas 30 minutash ndërprerje, gjyqtari dhe delegati ta pezullojnë ndeshjen. Tashmë pritet një vendim i Komisionit të Etikës në UEFA për fatin e kësaj ndeshjeje.

Ndërprerja pas golit të dytë

21: 30- Ndeshja është ndërprerë deri në një njoftim zyrtar se kur do të rinisë. Lojtarët e Legias kanë kërkuar që ajo të mos vazhdojë më, pasi lojtari i goditur me çakmak, Ondrej Duda nuk është në gjendje që të futet sërish në lojë.

Ndërkohë, përfaqësuesi i Legias kërkon nga delegati i UEFA-s që të mos vazhdohet loja për shkak të mungesës së sigurisë në fushë.

Kujtojmë se para fillimit të ndeshjes dhe pas përfundimit të pjesës së parë, pati përplasje mes tifozerive të të dyja skuadrave.

57′- Polakët refuzojnë të vazhdojnë lojën, ndërkohë që gjyqtari dhe delegati konsultohen mes tyre.

55′
 -Gjyqtari i thërret të dy kapitenët dhe shkojnë në dhomat e zhveshjes. Ndeshja vazhdon të jetë e ndërprerë, pas goditjes me çakmak të lojtarit polak.

54′Ndërpritet ndeshja. Legia tërhiqet nga fusha me urdhër të trajnerit të tyre, pas goditjes së një lojtari. 

51′-Nuk zgjat as 2 minuta gëzimi i Kukësit, teksa Legia e Varshavës arrin të kalojë sërish në avantazh me anë të një supergoli të Reznizak. 

49′- Kukësi e ka nisur më së miri pjesën e dytë, teksa pas një goditje nga këndi, Felipe Morieira ka shënuar golin e barazimit, pas një goditje me kokë.

46’- Ka nisur pjesa e dytë për ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues të Europa League, mes Kukësit dhe Legias së Varshavës. Kuksianët gjenden në disavantazh, ndërsa topin këtë pjesë e luajnë polakët. Kujtojmë se verilindorët u ndëshkuan nga Nikoliç në minutën 29’ të takimit.

Pjesa e dytë nis pas probleme me tifozerinë polake, e cila u është afruar tribunave ku qendrojnë tifozët e Kukësit. Ka ndërhyrë policia dhe kujdestarët e fushës për t’i qetësuar. 

45’+2’- Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Europa League mes Kukësit dhe Legias së Varshavës. Polakët kryesojnë 1-0 me anë të golit të shënuar nga Nikoliç në minutën 29’. Kujtojmë se ndeshja është e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Europa League.

29′ –Nikoliç deperton në zonën e Kukësit duke dribluar tre lojtarë, më pas kalon edhe Malotën që është i fundit dhe mposht Stazhillën. Kukësi – Legia 0-1. 


18′ –
Duda shkakton faull ndaj Muçës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

15′ – Biringueta tenton të realizojë por nuk ja del.

4′- Kukësi e nis mirë, me optimizëm sfidën, ndërsa provon të gjejë golin që në minutat e para me anë të Flores por pa rezultat.

20:00- Ka nisur ndeshja e parë e vlefshme për turin e tretë të Europa League, mes Kukësit dhe Legias së Varshavës në “Qemal Stafa”. Verilindorët kërkojnë të thellojnë rekordin në Europë, që e arritën nën drejtimin e Cungut.

kukesi111Formacionet

Kukësi: Stazhilla, Hallaçi, Malota, Muça, Mici, Hasani, Xheferson, Flores, Biringueta, Karioka, Moreira.

Legia.V: Kuiçiak, Brziski, Pazdan, Reznizak, Broz, Jodloveic, Furman, Kuçarzik, Duda, Guilherme, Nikoliç.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura