Europa larg për Partizanin, por kanë një shans nga…Skënderbeu

May 16, 2018 | 10:36
SHPËRNDAJE

Mospjesëmarrja në Kupat e Europës do të bënte që sezoni 2017- 2018 të ishte totalisht i dështuar për Partizanin. Ndonëse bëhet fjalë për edicionin më të investuar të epokës “Demi”, të kuqtë kanë treguar oshilacione të mëdha këtë sezon. Partizani mbetet me “laps në dorë” në këto 180 minuta të mbetura, ku shpresojnë që të arrijnë objektivin minimal.

ekuban malota radas partizani skenderbeu

Të gjitha llogaritë e momentit të Partizanit kanë lidhje me Skënderbeun. Momentalisht, ekzistojnë dy mundësi që të kuqtë ta arrijnë Europën. Nëse Skënderbeu konfirmon pjesëmarrjen në paraeliminatoret e Champions-it, të kuqve u intereson që korçarët të fitojë Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit, por edhe vetë duhet të rreshtohen të katërtit, duke parakaluar kurbinasit. Ndërsa skenari tjetër, me Skënderbeun të pezulluar nga Kupat e Europës, bën që Partizani të jetë më i qetë në dy javët e mbetura. Thuhet kështu, pasi të kuqtë mund ta sigurojnë biletën europiane edhe nga vendi i pestë, pasi Shqipëria merr pjesë në këto kompeticione me katër skuadra.

Momentalisht, shumë media prestigjioze europiane, te skuadrat që pritet të marrin pjesë në turet e para paraeliminatore të Champions-it, nga Shqipëria radhisin Kukësin, si i dyti në renditje, duke e shoqëruar me sqarimin se Skënderbeu është i dënuar me 10 vite pezullim nga UEFA. Nëse realizohet ky skenar, me korçarët jashtë Europe, sipas renditjes aktuale, i bie që Kukësi të marrë pjesë në paraeliminatoret e Ligës së Kampioneve, ndërsa Luftëtari, Laçi dhe Partizani do të përfaqësojnë Shqipërinë në turin e parë paraeliminator të Ligës së Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura