Europa dhe Amerika e Jugut afrohen më tepër, firmoset marrëveshja mes UEFA-s dhe CONMEBOL-it

Feb 12, 2020 | 19:25
SHPËRNDAJE

UEFA dhe Federata e Futbollit Amerikano-Latin (CONMEBOL) thelluan bashkëpunimin mes tyre duke firmosur një marrëveshje dakordësimi sot në Nion të Zvicrës.

NYON, SWITZERLAND - FEBRUARY 12:  CONMEBOL and UEFA Initiatives meeting at the UEFA headquarters, the House of European Football on February 12, 2020 in Nyon, Switzerland. (Photo by Harold Cunningham - UEFA/UEFA via Getty Images)

Në mbledhjen e zhvilluar mes Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s dhe palës amerikano-jugore u arritën disa konkluzione për: edukimin, trajningun, zhvillimin teknik, gjykimin, promovimin e futbollit bazë, fëmijëve dhe futbollin e femrave, organizimin e aktiviteteve që përfshijnë futbollin e femrave, meshkujve, fëmijëve siç ka filluar tashmë me futsalin, etj.

Për të jetësuar këtë marrëveshje, UEFA dhe CONMEBOL pranuan që të krijohen 4 komitete që do të drejtojnë aktivitetin për: garat, zhvillimin, futbollin i femrave dhe arbitrimin.

Marrëveshja e sotme është momenti i dytë i rëndësishëm i bashkëpunimit mes federatave të futbollit të dy kontinenteve.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura