“Eurooptimistët thonë që Turqia do të bëhet anëtare në Presidencën Shqiptare” Rama flet për anëtarësimin: Nuk jemi gati për të qenë pjesë e BE-së

May 6, 2021 | 19:18
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë mbajtjes së konferencës vjetore në “State of the Union”, në Firence të Italisë, tha se sot Shqipëria nuk është gati për tu bërë pjesë e Bashkimit Evropian.

Screenshot_7-3-770x438

Në fjalën e tij Rama u ndal edhe tek çelja e negociatave, ku theksoi se ky proces kërkon kohë, por shtete anëtare mund të mbështeten tek model turk dhe ti thonë jo Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama foli edhe për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, ku u shpreh se ka probleme me shtete të tjera për shkak të historisë gjë që mund të kthehet në një “mollë sherri” për disa shtete të Ballkanit Evropian.

Ndër të tjera Rama tha se historia duhet lënë mënjanë sa i përket anëtarësimit në BE, pasi këtë pretekst mund ta përdori edhe Kroacia kur të jetë rasti i Serbisë, apo edhe Kosova e Shqipëria në këtë rast.

“Me gjithë atë çka po përjetojmë, ka një shaka, është një shaka e freskët për euro pesimizmin evropian dhe optimizmin në Shqipëri. Euro-optimistet thonë tashmë që Turqia do të bëhet anëtare në Presidencën Shqiptare, ndërkohë që euro-pesimistët thonë që Shqipëria do të behet anëtar kur të ketë presidencën Turqia. Kështu që unë mendoj që anëtarësimi është një fjalë e madhe dhe nëse do të më pyesnit sot a është Shqipëria gati për të qenë anëtare e Bashkimit Evropian unë do t’iu thoja jo nuk jemi gati për të qenë anëtarë të BE, por ajo që nuk kuptoj është shtyrja e shtyrja e fillimit të punës reale me negociatat pasi është marrë vendimi në 2018 për t’i çelur këto negociata, pasi kjo është puna reale për të cilën ka nevojë vendi.

Pra kur bëhet fjala për ta pranuar ose jo një anëtar të ri pikësëpari kjo do të kërkojë kohë, së dyti miqtë tanë Evropianë mundet të mbështeten tek modeli turk dhe të thonë jo, prisni, se ne akoma nuk jemi gati. Por në mënyrë që ti mbash vendet në këtë lloje pozicioni në këtë rast Shqipërinë duke iu thënë jo dhe ne e dimë shumë mirë që pse thonë jo sepse disa vende kanë disa probleme të tjera dhe për të shtuar shto ujë e shto miell, pra duhet të bëni këtë duhet të bëni atë, kjo nuk ka kuptim dhe duket mjaft skizofrenike do të thoja dhe ndërkohe kjo gjeja e Maqedonisë së Veriut hapja e kësaj kutie Pendore në dëmtomini të një marrëdhënie të një vendi të BE sepse një vend tjetër ka disa probleme historike pazgjidhur kjo mund të shendohet në një shpërthim të madh për të gjithë. Imagjinojeni kur Serbia të jetë aty dhe Kroacia të thotë le të shohim njëherë historinë sepse se çka një gjë aty duhet ta zgjidhim apo, kur Shqipëria e Kosova kur të jetë Serbia. Pra duhet të shmangim, të mos ta vëmë historinë në mes të procesit të integrimit evropian”– tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura