Eurodeputetja: Kritikat në BE ndaj Mogherinit po rriten, jam kundër ndryshimit të kufijve

Nov 3, 2018 | 12:27
SHPËRNDAJE

Eurodeputetja Tanja Fajon e cila është edhe raportuese e vizave për Kosovën, ditë më parë ka vizituar Serbinë. Në një intervistë për Danas, ajo ka kritikuar ashpër regjimin e Vuçiq për ngufatjen e demokracisë ndërsa ka folur edhe për çështjen e ndryshimit të kufirit si zgjidhje ndërmjet Kosovës e Serbisë.

tanja-fajon-2017-989914305-1200x630_1521555684-2357475

Fajon ka thënë se Përfaqësuesja e Lartë Federica Mogherini është duke u kritikuar për ditë e më shumë nga liderët e BE’së, transmeton Gazeta Express.

“Çdo ndryshim kufiri është çështje shumë sensitive. Nuk e mbeshtes një ide të tillë sepse frikësohem se do të ketë efekt negativ në gjithë rajonin duke shkaktuar destabilizim. Kjo më brengos mua dhe shumë shtete brenda BE’së. Shpesh po dëgjoj që çdo ditë e më shumë liderët e BE’së po e kritikojnë qëndrimin e Mogherinit sepse ka edhe udhëheqës tjerë në Ballkan që duan ndryshimin e kufijve.

Në fund kush pyet se çka do të ndodhë me njerëzit?

Ajo që politikanët duhet të bëjnë është që të gjejnë zgjidhje që çon drejt normalizimit të jetës pa manipulime dhe pa popullizëm” ka thënë ajo./

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/fajon-jam-kunder-ndryshimit-te-kufijve-kritikat-ne-be-ndaj-mogherinit-po-rriten-591656/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura