Eurobondi 650 milionë euro/ Ministrja e Ekonomisë: Deri në fund të këtij viti e çon borxhin 80.2%. Rama: Pasqyron shëndetin e plotë financiar të vendit

Nov 24, 2021 | 11:56
SHPËRNDAJE

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha sot se eurobondi do ta çojë borxhin publik të vendit në 80.2 % deri në fund të këtij viti.

delinda ibrahimaj

“Në fund të 2021 duke përfshirë dhe eurobondin e sapo marrë ne presim që raporti i borxhit ndaj GDP të jetë në nivelin 80.2 % dhe që prej vitit 2022 të vijojë rënia graduale sipas parametrave të përcaktuara në ligjin organik të buxhetit, ku rënia do jetë min 1% për cdo vit. Megjithatë synimet tona janë që të jetë akoma më e ulët duke arritur në 76.6% në vitin 2024”, tha ministrja në një konferencë për mediat teksa dha detaje për Eurobondin e ri 10-vjeçar që ka emetuar Shqipëria.

“Eurobondi 650 milionë euro u emetua me afat 10 vjecar, norma e interesit 3.75 %, në nëntor 2031 pritet të maturohet. 10 vjet maturimi më i lartë që Shqipëria ka marrë deri më sot në emetimin e eurobondit, ka rëndësi shumë të lartë për sigurimin e likuiditeteve të nevojshme për financimin e nevojave kruesisht për vitin 2022.

Ka rëndësi të lartë par garantimin e prezencës së Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare dhe garantimin e besimit të investitorëve të huaj në qeverinë shqiptare, Ishin 114 investirorë që bënë oferta mbi 1 miliardë lekë.

Ky ishte moomenti më i mirë për të dalë në treg për vitin aktual dhe vitin në vijim
për të mbështetur nevojat, niveli i lartë i borxhit s;është i pëlqyeshëm për asnjë qeveri, por një gan elementet kryesore është si ky borxh përkhehet në investime dhe rritje ekonomike”, tha ministrja.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama la këtë koment:

“Shqipëria emeton me sukses Eurobondin e ri 10-vjeçar, duke rikonfirmuar besimin e investitorëve dhe tregjeve ndërkombëtare financiare, çka pasqyron më së miri shëndetin e plotë financiar të vendit”.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura