Euro zbret në 136.4 lekë; Niveli më i ulët historik që nga gushti 2012

Jul 20, 2016 | 17:12
SHPËRNDAJE

Monedha vendase, leku u forcua ndjeshëm ndaj monedhës së përbashkët euro. Sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye me 136.48 lekë, që sipas ekspertëve të agjencive të këmbimit valutor në Tiranë është një nivel historik, më i ulëti i arritur që nga gushti 2012 kur një euro u këmbye me afërsisht 136.5 lekë.

Euro12

Megjithatë ekspertët e vlerësojnë si një sjellje normale zhvlerësimin e euros në këtë periudhë. ( përpos faktit që ka kapur një nivel historik).
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, euro zbriti nën 137 lekë pas dat♪7s 6 të këtij muaji

Sipas agjentëve të kursit të këmbimit kjo sjellje e euros ndaj lekut ka tre arsye bazë.

E para ka të bëjë me sezonalitetin e pushimeve. Pas mbylljes së muajit të Ramazanit, është rritur ndjeshëm numri i turistëve nga Kosova dhe nga Maqedonia që kanë zgjedhur të pushojnë në vendin tonë.

E dyta ka të bëjë me faktin se kompanitë janë në periudhën kur duhet të shlyejnë detyrimet e pagesës së TVSH-së dhe në kushtet kur kanë mungesë likuiditeti janë të detyruar që të prekin rezervat në euro.
E treta ka të bëjë me punimet për realizimin e projektit të gazsjellësit TAP, çka nënkupton se është rritur angazhimi i firmave shqiptare që punojnë si nënkontraktore.

Sipas tyre këto janë tre faktorët bazë që kanë ndikuar në kuotimin historik të euros kundrejt lekut. Ata thonë se është e vështirë që të bëhet një parashikim nëse kjo tendencë do të vazhdojë gjatë, megjithatë thonë se mund të kemi hulajte të tilla deri në pjesën e dytë të muajit gusht.

Sa i përket kursit të këmbimit të lekut me monedhën britanike, pand ata thonë se sjelljet diktohen kryesisht nga raporti mes paundit dhe euros, si dhe për faktin se britanikët janë më të interesuar për një paund të zhvlerësuar.

Kursi zyrtar i këmbimit

USD / LEK 123.32
EUR / LEK 136.48
GBP / LEK 162.84
CHF / LEK 125.49

Burimi : Banka e Shqipërisë/ Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura