Euro nuk gjen paqe, sërish luajtje në tregun e këmbimit valutor

SHPËRNDAJE

Monedha e përbashkët e ka nisur javën e zhvlerësuar përkundjet monedhës vendase. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 124.69 lekë, apo rreth 0.24 pikë më pak se fundi i javës së kaluar.

kk-5-nentor

Euro hyri sërish në trendin rënës pasi rikuperoi lehtë ndaj lekut në mesin e javës së shkuar.

Ekspertët e këmbimit valutor në vend argumentojnë se arsye kryesore e forcimit të monedhës kombëtare është qarkullimi i ulët i lekut në vend. Sipas aktorëve kryesor të tregut volumet tregtare kanë qenë në minimumin e tyre vjetor dhe për këtë arsye nuk ka pasur kërkesë për të këmbyer lekun me valutat.

Sipas aktorëve të tregut, pas mesditës së të premtes euro u forcua lehtë ndaj lekut duke qenë se individët që kishin planifikuar pushime gjatë fundjavës jashtë kërkuan valutë.

Euro ka qenë e nënçmuar edhe në tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave të publikuara nga Financial Times një euro është këmbyer në nivelin e 1.13 dollarëve. Ndërsa dollari amerikan është forcuar në tregun vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një dollar është me 109.51 lekë, rreth 0.33 pikë më shumë se të premten e javës së shkuar./Monitor.al

Te lidhura

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.