Euro në vendnumëro, bie dollari, rritet valuta britanike/ Zhvillimet në tregun valutor

Jul 9, 2018 | 15:03
SHPËRNDAJE

Monedha e përbashkët europiane ka mbetur thuajse në vendnumëro në tregun e brendshëm të këmbimit valutor. Krahasuar me fundin e javës së shkuar, këtë fillimjave, një Euro u këmbye me 125.86 lekë (-0.03 pikë më pak se e premtja), sipas kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Një rritje me 0.44 pikë shënoi Poundi Britanik në krahasim me të premten, duke u këmbyer me 142.67 lekë. Poundi mbetet kështu më e fuqishmja në tregun vendas valutor, ndër valutat e huaja kryesore.

Ndërsa Dollari Amerikan shënoi një nënçmim me 0.53 krahasuar me fundjavën, duke u këmbyer me 107.01 Lekë.

TABELA

Në një deklaratë për mediat javën e shkuar, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, u shpreh se me ndërhyrjen e jashtëzakonshme të BSH-së në tregun valutor duke blerë valutë të huaj, u arrit stabilizimi i kursit e këmbimit, por nuk mund të parashikohet dot si do të jetë ecuria në të ardhmen.

Sipas eksperteve, një prej faktorëve që ka çuar në një dobësim të Euros në tregun vendas, është qarkulli informal. Sejko tha se valuta që qarkullon në vend, sidomos ajo që hyn në tregun informal është praktikisht e pamatshme. Banka e Shqipërisë ka të dhëna vetëm për valutën që qarkullon në sistemin bankar, e cila është rreth 4 miliardë euro, shtoi ai.

Ecuria e Euros nga fillimi i vitit deri datën e sotme,. Burimi: BSH
Ecuria e Euros nga fillimi i vitit deri datën e sotme,. Burimi: BSH

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura