“EURO 2024″/ Debutoi me fitore ndaj Norvegjisë, De La Fuente: Spanja është skuadra më e mirë në botë

Mar 27, 2023 | 18:19
SHPËRNDAJE

Spanja e ka nisur me këmbën e mbarë fushatën e saj kualifikuese për në kampionatin europian të vitit 2024 në Gjermani. fuente

Në debutimin e tij si trajner, Luis de la Fuente dhe Spanja e tij kanë mundur pa probleme Norvegjinë me rezultatin e pastër 3-0. Pa sulmuesin e saj më të mirë, Erling Haland, Norvegjia e ka pasur të pamundur t’i bëjë ballë Spanjës, që ka kaluar që në fillim në epërsi me Dani Olmon, ndërsa protagonisti i mbrëmjes në Malaga ka qenë Hoselu, autor i një dygolëshi që e ka futur në histori. Me 32 vjeç ai është bërë lojtari më i moshuar që debuton me kombëtaren spanjolle që shënon një dygolësh. Ajo çfarë e bën më të bukur rekordin e tij është se golat i ka shënuar në harkun e 1 minute (84′, 85′).

SPANJA PËR REKORD – Me triumfin e arritur kundër Norvegjisë, Spanja e ka zgjatur dhe më tej rekordin e saj në nisjen e një fushate kualifikuese për në kampionatin europian. Spanja nuk njeh rezultat tjetër veç fitores në ndeshjen e parë kualifikuese për një kampionat europian që nga viti 2002. Për herë të fundit Spanja nuk fitonte ndeshjen çelëse të fushatës kualifikuese në vitin 1998, teksa mundej nga Qipro me shifrat 2-

DE LA FUENTE – Luis de la Fuente e ka nisur me një fitore të pastër aventurën e tij në krye të “furisë së kuqe”, teksa në ndeshjen e parë kualifikuese për “Euro 2024″ ka mundur Norvegjinë 3-0. De la Fuente nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për suksesin ndaj nordikëve. ”

Ka qenë një fitore e merituar, sepse e kemi dominuar të gjithë ndeshjen nga fillimi në fund. Kemi bërë presing shumë lart, duke mos i dhënë shanse Norvegjisë. Në këtë drejtim jemi skuadra më e mirë në botë”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura