EURO 2016/ Shqipëria në vazon e katërt. Ja me cilat mund të përballet

Oct 12, 2015 | 23:20
SHPËRNDAJE

Më 12 dhjetor do të hidhet shorti i grupeve për Kampionatin Europian të Francë 2016. Për herë të parë në këtë kompeticion do të marrë pjesë edhe Shqipëria.

Shqiperia-SadikuKuqezinjtë do të vendosen në vazon e katërt dhe do të kenë tre kundërshtarë më të fortë përpara.

Vazo 1

Është vazo që thuajse e ka të qartë cilat do të ketë në përbërjen e saj. Kokë grupi do të jetë Franca si vend organizator dhe që do të jetë në Grupin A.

Ndërsa në pesë grupet e tjera ekipet e para do të jenë Gjermania, Spanja, Anglia, Portugalia dhe Belgjika. Kjo e fundit mund të bjerë në vazon e dytë nëse Holanda bën mrekullinë dhe del në play-off e më tej kualifikohet, në dëm të Turqisë.

Vazo 2

Skuadra më e fortë e kësaj vazoje është Italia. Përveç “Të kaltërve” në këtë vazo do të jenë edhe Rusia, Zvicra dhe Austria.

Dy ekipet favorite që do të jenë në vazon dy janë Ukraina dhe Suedia të cilat do të luajnë në play -off. Në rast se humbasin, këto ekipe do t’ia lënë vendin Kroacisë dhe Bosnjës, të cilat gjithashtu duet të kualifikohen në play-off.

Vazo 3

Në këtë vazo ekipet e sigurta janë Polonia, Rumania, Çekia dhe Sllovakia. Në rast të një mrekullie të eliminimit të Ukrainës, Suedisë, Kroacisë dhe Bosnjës, Polonia do të shkonte në vazon e dytë.

Vazo 4

Deri tani katër ekipe të vazos së katërt që e kanë siguruar tashmë kualifikimin janë Islanda, Shqipëria, Irlanda e Veriut dhe Uellsi.

Me këto tre ekipe kuqezinjtë nuk do të luajnë të paktën në grup. Ndërkohë që dy vendet e tjera të kësaj vazo mund të zihen nga Hungaria, e cila do kualifikohet direkt si e treta më e mire e kësaj fushate eliminatores, si edhe Sllovenia e Republika e Irlandës (nëse do të kualifikohen në play-off).

Ndarja e vazove

Vazo 1

France

Gjermani

Spanje

Angli

Portugali

Belgjike

Vazo 2

Itali

Rusi

Zvicër

Austri

?

?

Vazo 3

?

?

Poloni

Rumani

Çeki

Sllovaki

Vazo 4

Irlanda e Veriut

Uells

Islandë

Shqipëri

?

?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura