Euro 2016/ Kalendari i çifteve çerekfinaliste, nga Gjermani-Itali te Francë-Islandë

Jun 27, 2016 | 23:48
SHPËRNDAJE

Islanda ishte skuadra e fundit që u kualifikua mbrëmjen e së hënës në çerekfinale, pas suksesit që Italia arriti sot pasdite ndaj Spanjës.
euro-2016

Me përfundimin e këtyre ndeshjeve janë plotësuar edhe çiftet çerekfinaliste të “Euro 2016”. Polonia do të përballet me Portugalinë në datën 30 qershor, ndërsa Uellsi luan ndaj Belgjikës më 1 korrik.

Sfida më e fortë në këtë fazë duket ajo mes Gjermanisë dhe Italisë. E cilësuar ndryshe edhe si një finale e parakoshme, gjermanët do të luajnë përballë “axurrëve” më 2 korrik në “Stade de Borxeaux”.

Ndeshja pritet me interes jo vetëm për fazën në të cilin ka hyrë tashme Europiani, por edhe për historikun e këtyre dy ekipeve në historinë e futbollit europian dhe botëror.

Ndeshja e fundit që pritet të mbyll këtë fazë është ajo mes Francës dhe Islandës. Vendi organizator do të ndeshjet me modestët e Islandës, të cilët surprizuan me rezultatin e tyre historik që morën sot në mbrëmje duke eliminuar Anglinë me rezultatin 1-2.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura