Euro 2016/ Disa nga statistikat më të veçanta të ndeshjes Francë-Irlandë

Jun 26, 2016 | 18:13
SHPËRNDAJE

Dueli mes Francës dhe Irlandës ka dhuruar disa statistika historike, si për skuadrën irlandeze, ashtu edhe për atë franceze, e cila çoi në 16 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje në turne madhorë që janë luajtur në këtë vend

35AFEEC100000578-3660775-image-a-115_1466951712850

Franca ka arritur të përmbysë për herë të parë një ndeshje në Europian që nga viti 2004 (ne fazën e grupeve kundër Anglisë).

Antuan Griezman është futbollisti i parë francez që shënon 3 gola në të njëjtin Europian që nga viti 2004, kur të njëjtin numër golash e shënonte Zinedin Zidan.

35AFF16400000578-3660775-image-a-106_1466951643383

Shein Dafi është lojtari i dytë që ndëshkohet me karton të kuq për Irlandën në një turne madhor, pas Kith Endrjus në vitin 2012 (kundër Italisë).

35B0C42F00000578-3660775-image-a-126_1466952711083

225 sekonda ndanë dy golat e Griezman që i mjaftuan Francës të përmbyste plotësisht ndeshjen ndaj Irlandës.

11 nga 12 golat e fundit të Francës në Kampionatet Europiane kanë ardhur në pjesën e dytë.

Robi Bredi u bë futbollisti i parë irlandez që shënon në dy ndeshje radhazi në Kampionatin Europian.

35AF502C00000578-0-image-a-87_1466948228860

Kjo ishte fitorja e parë e Francës në një ndeshje me eliminim direkt në një Europian që nga finalja e Euro 2000.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura