EURO 2016/ Cilët janë 31 shqiptarët që do të luajnë në këtë kompeticion

Oct 13, 2015 | 3:37
SHPËRNDAJE

Përveç Kombëtares shqiptare, në Euro 2016 pritet të marrin pjesë edhe dhjetëra futbollistë shqiptarë që përfaqësojnë Kombëtare të tjera.

Shqiptaret-zvicresKombëtarja shqiptare ka shkruar historinë duke u kualifikuar për herë të parë në një kampionat evropian.

Ekipi kuqezi pritet të udhëtojë drejtë Francës me 23 lojtarë. Por ata nuk do të jenë shqiptarët e vetëm që do të luajnë në Euro 2016.

Shkodran Mustafi pritet ta përfaqësojë Gjermanin, ndërsa Adnan Januzaj me Belgjikën pritet të udhëtoj drejt Francës gjithashtu.

Ndërsa, Zvicra në Kampionatin Evropian pritet të udhëtojë me shtatë lojtarë shqiptarë: Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin, Valon Behramin, Admir Mehmedin, Pajtim Kasamin, Blerim Xhemialin.

Kësaj ekipe mund t’i shtohet edhe mbrojtësi i Danimarkës, Riza Durmishi, i cili me kombëtaren e tij është në fazën e play-offit, pasi mbeti në vendin e tretë në grup me Shqipërinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura