“Euro 2016″/ Në formacionin më të dobët ndodhet edhe një kuqezi (foto)

Jun 25, 2016 | 13:17
SHPËRNDAJE

Pas mbylljes së fazës së parë në grupe mediat ndërkombëtare, por edhe UEFA kanë publikuar statistika për formacionin më të mirë, apo më të dobët në Europian.

100384685-schar-sport-xlarge_trans++_ouOjVi8XfPTPGBZjfgrqkW8RUYvkYovYHwKi5ZWTQkPresigjozja britanike “The Guardian” ka publikuar ndër të tjera një analizë me formacionin më të dobët, duke përfshirë edhe emrin e kapitenit të Kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana.

Për vlerësimet jo pozitve ndaj paraqitjes së tij duket se ka ndikuar kartoni i kuq që ai mori në ndeshjen e parë me Zvicrën.

“Shqipëria dhe Islanda ishin të pozicionuara shumë mirë dhe për të parën, nëse nuk do të kishin pasur Lorik Canën të përjashtuar me kartonin e kuq në pjesën e parë kundër Zvicrës, atëherë mund të ishin ende në turne”,-shkruan “The Guardian”. Ndërsa performancën e Canës e vlerëson me notën (4.5). Por një vlerësim ndryshe bëhet ndaj Elseid Hysajt. Mbrojtësi renditet ndër më të mirët me notën 7.

Formacioni me i dobet sipas "The Guardian"

Një ditë më parë revista prestigjioze “France Football” zgjodhi një futbollist shqiptar në formacionin ideal të lojtarëve, që u aktivizuan në ndeshjet e treta të fazës në grupe të “Euro 2016”.

Bëhet fjalë për Ledian Memushajn, i cili ishte një nga futbollistët më të mirë ndaj Rumanisë. Ai dha krosimin për golin e shënuar nga Armando Sadiku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura