Eugent Bushpepa në Lisbonë me të dashurën fatsjellëse, si u njohën dhe planet për martesë

May 12, 2018 | 14:06
SHPËRNDAJE

Nata e madhe e Festivalit Europian në Lisbonë po pritet me padurim, sidomos nga vendet pjesëmarrëse që kanë arritur të kualifikohen për në finale e do të garojnë për vendin e parë. Detaji më i këndshëm i këtij edicioni është se mes 26 konkurrentëve, tre prej tyre janë shqiptarë, Eugent Bushpepa, i cili përfaqëson Shqipërinë, Ermal Meta që përfaqëson Italinë dhe Eleni Foureira, e cila përfaqëson Qipron.

 

eu2

Ndërkohë në faqen zyrtare të Eurovizionit është publikuar dhe lista, sipas radhës, kur do të performojnë konkurrentët sot mbrëma. Eugent Bushpepa do të këndojë “Mall” dhe do të jetë i 12-të në garë, ndërkohë që Eleni do të jetë e 25-ta, për t’u pasuar nga Ermal Meta, që do të këndojë i 26-ti, pra i fundit që do të mbyllë garën.

Ndërkohë, ajo që bie në sy me përfaqësuesin e Shqipërisë është fakti se ai mban në krahun e tij në çdo dalje publike në Lisbonë të dashurën Andian, së cilës edhe i dedikohet kënga “Mall”, me të cilën artisti Eugent Bushpepa fitoi Festivalin e 56-të të Këngës në RTSH.

Ai bashkëjeton prej më shumë se 6-vitesh me vajzën brune të panjohur në publik, me të cilën, u shpreh para se të nisej në Lisbonë, se po planifikon të sjellë në jetë fëmijën e parë. Çifti që u njoh në lokalin ku rokeri këndonte netëve, edhe në këtë rrugëtim, nuk ndahen asnjë moment nga njëri-tjetri.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/eugent-bushpepa-ne-lisbone-me-te-dashuren-fatsjellese-si-u-njohen-dhe-planet-per-martese/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura