Euforia për Ançelotin, bie uebsajti i Napolit

May 24, 2018 | 10:14
SHPËRNDAJE

Euforia e mbërritjes së Karlo Ançelotit në Napoli ka bërë që tifozët e shumtë të kaltër, nga e gjithë bota, të mos reshtin së dërguari postime e urime për këtë marrëveshje të arritur, edhe pse ka pasur edhe shumë mbështetës të Mauricio Sarrit që kanë ofenduar dhe shfryrë ndaj presidentit Aurelio De Laurentis.

anceloti

Gjithsesi, ky fluks ka bërë që për më shumë se një orë, uebsajti zyrtar i skuadrës të dilte jashtë funksionit, por më pas situata është normalizuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura