Etrit Berisha: Ndeshje e rëndësishme, por vetëm për kualifikimin

Oct 6, 2015 | 12:28
SHPËRNDAJE

Ndeshje historike që duhet të ndahet vetëm me fitore e ka quajtur portieri i Kombëtares, Etrit Berisha takimin e së enjtes me Serbinë, në “Elbasan Arena”.

Etrit Berisha
Etrit Berisha

Nga Durrësit ku po stërvitet kombëtarja, Berisha ka deklaruar se kjo ndeshje është e rëndësishme vetëm për pozicionin e Kombëtares dhe jo për arsye të tjera, duke shmangur kështu nacionalizmat.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme për pozicionin e Kombëtares jo për arsye të tjera. Ne duam vetëm fitore dhe do japim maksimumin në fushë, pasi kjo është ndjeshje shumë e rëndësishme dhe historike për Kombëtaren”- tha ai. Sipas Berishës, ekipi është besimplotë se do ta shpërblejë besimin e tifozerisë që pret me ankth takimin me Serbinë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura