Etrit Berisha gati të ndryshojë ekip, e kërkon skuadra tjetër e italiane

| 15:05
SHPËRNDAJE
 

Etrit Berisha është në listën e dëshirave të skuadrës së Torinos. Portieri i Kombëtares ka bërë një sezon fantastik me SPAL-in, edhe pse nuk mjaftoi që kjo e fundit të mbijetojë në Serinë A italiane.

berisha-spal-serie-a_1ru8stlm5hk0t10pdfswz476fc

Së fundmi, mediat pranë skuadrës së Torinos kanë bërë me dije se “Granatat”, pas Hysajt, në listë kanë edhe portierin. Me një vlerësim prej 4 milionë eurosh për kartonin e tij, gardiani kuqezi mund të jetë i dyti në ekipin italian, por një garanci e plotë për skuadrën edhe në rast largimi të Salvatore Sirigusë.

Berisha nuk pritet që të qëndrojë te SPAL edhe në Serinë B, ndaj emri i gardianit kuqezi ka nisur të lakohet si dëshirë e shumë ekipeve.

etrit berisha

 

Prej shtatë vitesh në Itali, tashmë portieri i Kombëtares është një prej atyre që ofron garanci. Në këtë mënyrë, Berisha duket se rivalizon me Sajmir Ujkanin.

Për këtë të fundit, do të shtohej edhe një herë tjetër rivaliteti me Berishën. Njësoj si në Kombëtare, kur ardhja e Etritit si titullar fiks u bë shtysë që Ujkani të linte Shqipërinë dhe të kalonte te Kosova.

 

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.