Etiketat e munguara në supermarkete, Enriko Ceko: Produkti kontaminohet, risk për konsumatorin

Oct 23, 2019 | 21:04
SHPËRNDAJE

Specialisti i sigurisë ushqimore, Enriko Ceko foli për etiketat e munguara në fileto, cung apo krahë pule në supermarketet tona.

I ftuar në emisionin “Alert” në News24, Ceko tha se duhet t’i referohemi standardit ISO 22000, që ka të bëjë me standardin dhe cilësinë ushqimore, që janë specifike për llojet e ndryshme të produkteve, përfshirë edhe mishin e shpendëve.

ceko

Analiza e pikave kritike, në momentet kur produkti mund të kontaminohet, pra të përbëjë rrisk për konsumatorin. Supermarketi është një nga vendet me rriskun më të lartë që produktet më bazë shtazore, si mishi i shpendëve mund të kontaminohet, ku mund të mërren viruse dhe baktere në supermarket, si Salmonela, E.Coli, Ruberola.

Ekziston rrisku që 85% e produkteve të kontaminohen në supermarkete, ndërsa vetëm 15% në zinxhirin ushqimor. Duhet të përcaktohen kushtet e prodhimit, përpunimit, transportit, magazinimit dhe gatimit përfundimtar”-tha Ceko.

Subjekti përgjegjës dhe e drejta e konsumatorit për t’u informuar

Personi juridik është i detyruar që të gjithë informacionin t’ja transmetojë blerësit me shumicë apo pakicë, që në fund përfundon në supermarket. Subjekti që përherë të parë e merr produktin të hapur, jo me ambalazh primar është i detyruar që ta publikojë në vendin e tregtimit të gjithë informacionin e marrë nga importuesi. Edhe nëse supermarketet e marrin të mbyllur, duhet të tregojnë të dhënat përkatëse”- sqaroi Ceko.

Specialisti i sigurisë ushqimore Enriko Ceko tha se etiketa e produkteve ushqimore duke u bazuar në standard duhet të ketë 3 elemente: cili është produkti, (emri teknik dhe tregtar), cili është prodhuesi, (adresa e tij), përmbajtja e produktit (ku të tregohen elementët ushqyes dhe të ketë shënim se si të konsumohet produkti).

Ai tha se Codex Alimentarius është përmirësuar edhe në 2018, dhe në të janë vënë elementë shtesë në lidhje me ngrirjen dhe shkrirjen e produkteve shtazore, shpendëve.

“Jo vetëm duhet thënë i shkrirë por edhe sa herë është shkrirë, ku nuk lejohet të shkrihet mbi 2 herë, pasi nuk konsumohet. Duhet thënë shkrirë 1 herë apo 2 herë, sepse 2 herë ka çmim më të ulët. Duhet t’i referohemi ligjit për ushqimin, subjektet që meren me tregtimin e produkteve ushqimore janë të detyruara që të zbatojnë teknikat. Ligji shqiptar i ushqimit, sipas standardit europian, i detyron që të evidentojnë gjurmueshmërinë e produktit, nga origjina deri të shitja.”- tha Ceko.

Më tej, Ceko shtoi se duhet vendosur një klauzolë që subjekti që tregton produktin tek tregtari tjetër, duhet t’i kërkojë subjektit kushtet në të cilat ky produkt duhet të përpunohet dhe të tregtohet.

Në kontratën e bërë, duhet që subjekti që ka shitur produktin, të shkojë te subjekti tjetër dhe të kontrollojë se si e tregton produktin, pasi shkatërrohet imazhi i tij, bien shitjet. Është shumë e thjeshtë për t’u bërë dhe e lehtë për t’u zbatuar”- tha Ceko.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura