“Estia feston, ne tërbohemi”, Stine publikon pamje nga festa e ditëlindjes së vajzës

Nov 13, 2018 | 12:13
SHPËRNDAJE

Vajza e këngëtarit të njohur Stine, festoi të hënën 2-vjetorin e lindjes. Së bashku me babanë, Estia ka zgjedhur tortën e ditëlindjes.

stine2

Këngëtari ka publikuar në “Instastory” një video ku shihet me vogëlushen e tij në një pastiçeri, duke i kërkuar që të zgjedhë tortën e saj. Gjithashtu ai dëgjohet teksa pyet të bijën se sa vjeçe bën.

stine

“Gëzuar ditëlindjen princesha ime Estia”, shkruan Stine në video. Ndërsa në një tjetër postim tregon se janë duke festuar për ditëlindjen e vajzës.

“Estia feston, ne tërbohemi”, janë fjalët që Stine ka shkruar në postimin e tij.

stine1

Herë pas here, këngëtari i njohur ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” foto të vajzës, ku i bënte dedikime të ëmbla dhe i shprehte publikisht dashurinë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura