Eskorta mashkull zbulon sekretet: Arsyet pse gratë më paguajnë që ti argëtoj …

Nov 12, 2018 | 20:56
SHPËRNDAJE

Ryan James kishte një punë të qëndrueshme aga ana financiare, kur vendosi të eksploronte botën e eskortave meshkuj.

Ryan-James-741210

I frymëzuar nga një ish-e dashura e tij që ishte në këtë në industri, 31-vjeçari e la rolin e tij në korporatë dhe tani fiton nga 400-6000 dollarë australianë në muaj për shërbime intime. Çmimi që ka vendosur në fakt për një natë, është lehtësisht i përballueshëm.

Duke u shfaqur disa ditë më parë në programin televiziv australian, The Morning Show, ai rrëfeu për punën e tij të re.

“Në fillim nuk ua tregova [familjes sime]. Kur fillova, u thashë miqve të mi shumë shpejt. Familja ime e zbuloi pak më vonë”, tha Ryan, “ishte pak reagim i përzier, ata nuk më trajtojnë ndryshe për shkak të kësaj”.

“Ndoshta nuk është gjëja që prindërit do të zgjedhin për fëmijët e tyre, por ata ende më trajtojnë mirë”, u shpreh.

Ryan-James-1493498

Duke e quajtur punën e tij “punë shpërblyese”, Ryan gjithashtu ndau kërkesat e tij më të zakonshme nga gratë.

“Është padyshim takimi që unë ofroj,” tha ai.

Skenari, tregoi, përfshin një vakt mbrëmje për të njohur klienten, e ndjekur nga një udhëtim në hotel ose në shtëpinë e sak për një eksperiencë të përshtatur dhe personale.

Ryan i referohet si “darkë luksoze” shërbimit që ofron, në faqen e tij të internetit, ku ai kërkon 3,5 dollarë australianë për gjashtë orë ‘kënaqësi’.

Dhe nëse klientët duan ta pronotojnë për darkë e mëngjes, çmimi rritet në 4.5 dollarë australianë.

Më parë, Ryan foli për “Daily FEMAIL” për atë që gratë zakonisht kërkojnë për këto përvoja dhe sipas tij, nuk është vetëm seks, por edhe vëmendja e fokusuar te ato.

“Nga ajo që shoh, burrat janë më të fokusuar në anën seksuale të gjërave. Gratë janë gjithashtu të përqendruara edhe në seks, por ne kalojmë shumë kohë duke folur gjithashtu”.

“Shumë nga gratë që njoh unë mund të shkojnë lehtësisht në një bar dhe të zgjedhin një djalë dhe të bëjnë seks në këtë mënyrë. Por ato duan një përvojë të ndryshme”, shtoi.

Ryan-James-1493499

“Ndonjëherë ndodh që të kenë qenë të divorcuara kohët e fundit ose janë ende të martuara, por nuk kanë provuar intimitetin për një kohë të gjatë”, thotë ai, “kam pasur klientë që janë çifte që duan një treshe dhe femra që janë të virgjëra.”

Ryan gjithashtu shpjegoi se mosha e klientëve priret të ndryshojë.

“Klientja më e re që kam pasur ishte 20 vjeç”, tha ai.

“Është e rrallë që një kliente të jetë në të 20-at, por ende ndodh rregullisht.”

Australiani pranon se në përgjithësi gratë nuk kanë fantazi të veçanta.

“Ata duan që fokusi të jetë mbi to. Duan që kënaqësia e tyre të jetë në qendër të vëmendjes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura