“Esko” po përgatitej për një masakër para arrestimit! Mllefi ndaj policisë pasi i arrestuan nënën e gruan. Dhunoi efektivët në komisarit dhe iku të merrte armët, por…

Sep 28, 2022 | 18:49
SHPËRNDAJE

Esmin Ferhati duket se po përgatitej për të kryer një masakër të vërtetë, para se të arrestohej pranë konvikteve të vjetra në Universitetin e Politeknikut mëngjesin e së martës.

Esmin Ferhati, 30 vjec1

“Esko” mësohet se ishte kreu i dy prej 3 bandave që kishin këto konvikte si bazën e tyre. Prej aty kryenin grabitje dhe kishin kontakte edhe me bandën e tretë, që kishte fushë veprimi trafikun e drogës.

Arrestimi i Eskos-s

Pas operacionit policor në konviktet, efektivët kanë shkuar në pallatin ku banonte 30-vjeçari shqiptar dhe kanë shoqëruar nënën e tij, bashkëshorten dhe fëmijën e tyre 1-vjeç, sipas protothema.gr.

Më pas “Esko” dyshohet se ka shkuar në komisariatin e Zografou dhe aty ka kërcënuar e dhunuar punonjësit e policisë.

30-vjeçari është larguar nga aty drejt konvikteve për të marrë armët dhe aty është “ndeshur” punonjësen e policisë, të cilën e ka njohur nga jeleku antiplumb që ajo mbante veshur.

Pikërisht në atë moment, i verbuar nga inati ndaj policisë, ai e ka sulmuar me kaçavidë 35-vjeçaren dhe efektivja iu është kthyer duke e qëlluar me plumb në këmbë.

Esmin Ferhati greqi

Banimi në konvikte dhe emrat e koduar

Anëtarët e tre bandave bënin kontroll me armë se kush hynte dhe dilte nga Universiteti Politeknik duke kërcënuar edhe studentët.

32 të arrestuarit kanë plaçkitur konviktet e studentëve. 9 prej tyre banonin në dhomat e konvikteve ndërsa 12 të tjerë i përdorin herë pas here ambientet, duke zgjedhur vetë se cilat dhoma dëshironin dhe duke grabitur studentët që jetonin në to për të zënë hapësirën.

Sipas informacioneve, për situatën në rezidencat studentore ka pasur dijeni edhe rektori, i cili pak ditë më parë është thirrur për deklarim nga punonjësit e policisë.

Anëtarët e bandës përdornin aplikacione dhe kode në bisedat e tyre për të mos rënë në gjurmët e policëve.

Për herë të parë, në fakt, policia arriti që të deskriptojë bisedat e kriminelëve të cilët e quanin kanabisin e cilësisë së mirë si “mall”, ku kokaina cilësohej si “zonja e bardhë”.

oficerja e policise greqi banda shqiptare2

Të arrestuarit

Në veprimtarinë e bandave ka pasur rol dominues 30-vjeçari “Esko”, i cili sipas policisë kishte krijuar një mit rreth emrit të tij për të rekrutuar anëtarë të rinj.

Ndërkohë për punonjësja e policisë praktikante, 22-vjeçarja e cila tashmë është arrestuar, efektivët konstatuan se kohët e fundit dy operacione të organizuara tek Universitetin Politeknik u anuluan për shkak se e reja kishte njoftuar banditët dhe ata ishin zhdukur.

22-vjeçarja duket se ka përfituar nga fakti që ka kryer praktikën në AT Zografou, ku është informuar për operacionet e ardhshme.

Mes të arrestuarve janë dy banditë të cilët në vitin 2011 kryenin grabitje të dhunshme në periferitë jugore dhe u akuzuan për ngacmim seksual e përdhunim.

Të arrestuarit pritet të dalin para prokurorit pasditen e sotme

oficerja e policise greqi banda shqiptare1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura