Eshtrat e ushtarëve grekë, historiani publikon dokumentin e rrallë: Ja e vërteta e zhvarrimeve

Jan 22, 2018 | 19:56
SHPËRNDAJE

Pas gërmimeve në Dragot të Tepelenës të cilat nisën ditën e sotme për të gjetur eshtrat e ushtarëve grekë, ku sipas të dhënave të para janë gjetur eshtrat e 2 prej tyre, ka reaguar historiani Kastriot Dervishi.

dervishi

Në një postim në rrjetin social “ facebook” Dervishi shkruan se ky nuk ishte gërmimi i parë, por i dyti  dhe këtë fakton me një dokument të viti 1958 në të cilin shkruhet se u hapën 674 varre si dhe 220 gropa dhe nuk u gjet asnjë eshtër.

dervishio

Postimi i plotë:

Dragoti midis dy zhvarrimeve të viteve 1985 dhe 2018

Sot u kryen në Dragot të Tepelenës gërmime për zhvarrimin e ushtarëve grekë të vrarë gjatë Luftës Italo-Greke të viteve 1940-1941, në pjesën e territorit të shqiptar. Për të vënë në dukje se ky nuk ishte gërmimi i parë, por i dyti, po rikujtoj procesin e parë, referuar nga procesverbali i 33 vjetëve më parë. Sipas këtij dokumentacioni, më 5-14 shtator 1985 u hapën 674 varre si dhe 220 gropa (në të cilat nuk u gjetën eshtra).

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura