Eshtrat e babait kthehen në vendlindje, këngëtarja shqiptare mesazh prekës

Sep 21, 2018 | 9:00
SHPËRNDAJE

Me nje shenim prekes, kengetarja e njohur Leonora Jakupi ka njoftuar gjithe te dashurit, se tashme eshtrat e te atit te saj, Qazim Jakupit do te prehen ne Kosove.

Haradinaj ishte zotuar para saj se do t’i kthej eshtrat e babait të saj në vendlindje, shkruan Insajderi.

Republika e Kosovës ka pranuar ditën e djeshme nga shteti i Shqipërisë eshtrat e kolonel Ahmet Krasniqit dhe Qazim Jakupit, të cilët rivarrosen në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë.

leonora-jakupi

“Pas përfundimit të suksesshëm të rivarrimit të dëshmorëve dhe heronjve nga Polaci në Marinë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e eshtrave të Kolonel Ahmet Krasniqit në vendlindje. Duke qenë se, dëshmori Qazim Milazim Jakupi, është i varrosur me Kolonel Krasniqin, të bijën, këngëtaren e mirënjohur Leonora Jakupi e sigurova se edhe babai i saj do të prehet në vendlindje, sipas amanetit të tij dhe dëshirës së familjes”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Edhe këngëtarja, Jakupi gjatë ditës së djeshme kishte deklaruar se pas 20 viteve pritje eshtrat e babait të saj do të kthehen në vendlindje.

“Te dashur familjar, miq dhe dashamire me 21.09.2018 pas 20 viteve pritje do të prehet i qetë në Kosovën e lirë Babi im së bashku me mikun dhe bashkëluftëtarin e tij Kol. Ahmet Krasniqi. Në pamundësi te ju dërgoj ftesa të gjithëve po e shfrytëzoj ketë mundësi te ju ftoj te gjithëve! Ardhja juaj na nderon!”- shkruan Leonora krahas një fotoje në Instagram./Insajderi.com

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura