“Është Zoti ynë”/ E varur në urë me një mbishkrim, reagojnë autoritetet për Greta Thunberg

Oct 9, 2019 | 19:04
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, në aksin rrugor Romë-Fiumiciono në Itali.

Një kukull me gërsheta është gjendur e varur tek ura e autostradës, e pas ndërhyrjes së autoriteteve është zbuluar se në të ishte një mbishkrim lidhur me aktivisten e re, Greta Thunberg, e cila u bë virale pak javë më parë pas një fjalimi të mbajtur lidhur me përkeqësimin e klimës.

“Greta është Zoti ynë”, kështu shkruhej mbi këtë kukull, ndërsa Virginia Raggi, kryebashkiakia e Romës, e ka konsideruar këtë akt një turp, ndërsa ka shprehur solidaritetin me familjen e Gretës.Greta-Thunberg-920x584 greta (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura