“Është trajner shumë i madh, por jo një njeri i mirë”

Aug 10, 2018 | 15:20
SHPËRNDAJE

Miroslav Klose, një emër që nuk do të harrohet nga gjermanët dhe ndjekësit e futbollit botëror. Ish-lojtari i Gjermanisë ka qenë bomberi i kombëtare dhe ka arritur të thyejë rekorde të mëdha golash ku mbahet mend ai i Ronaldo “Fenomenit” me më shumë gola të shënuar në kampionate botërore.

404604_TS_10-08-18_5081752323_

Klose do të kthehet sërish në fushë po kësaj radhe si trajner i të rinjve të Bajernit të Mynihut. Kështu ai ka folur për aventurën me skuadrën që do të drejtojë si dhe për trajnerët të cilët i kanë bërë përshtypje: “Kam shumë besim për fillimin e sezonit, kam ndjesi të mira. Por nuk dua të flas për objektiva, në fillim duhet ta njoh më mirë kampionatin”. Ndërkohë, argëtohet akoma duke luajtur. “Arrija akoma ta dërgoj topin në trekëndësh, por e kam bërë për t’i treguar fëmijëve si bëhet. Kam punuar me Schaaf te Ëerder dhe Rehhagel te Kaiserslautern. Van Gaal është një trajner shumë i mirë, por jo edhe aq si njeri”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura