“Është sulm ndaj flamurit”, Erdogan deklaratë nacionaliste dhe sulmon sërish SHBA-në: Ata duan…

Aug 20, 2018 | 11:05
SHPËRNDAJE

Beteja SHBA-Turqi duket se po kalon në një fazë tjetër, pasi tashmë nuk po zhvillohet vetëm në rrafshin ekonomik.

Përplasja mes dy vendeve po kalon dhe në rrafshin politikë, tashmë Lira turke po kalon ditët më të vështira, pasi ka humbur 40 % ndaj dollarit amerikan vetëm në vitin 2018, shteti turk vijon përpjekjet për të zbutur situatën.

Recep-Tayyip-Erdogan640.-Photo-BETAPHOTO-AP-Photo-Burhan-Ozbilici-533x400

Erdogan ka bërë sërish deklarata të forta dhe po përdor edhe kartën e nacionalizimit, duke bërë thirrje për bojkot të produkteve amerikane, si një mënyrë për të goditur sadopak dollarin amerikan në vend.

Së fundi presidenti turk në një fjalim e ka cilësuar sulmin ndaj monedhës, si një sulm ndaj flamurit të vendit.

“Sulmi që po i bëhet monedhës tonë, është i njëjtë me sulmin ndaj flamurit. Ata duan të na dëmtojnë ekonominë dhe të na detyrojnë të ulemi në gjunjë, por ne ua kemi kuptuar synimet dhe do t’i sfidojmë. Nuk mund të na nënshtroni dot”, deklaroi Erdogan.

Kriza e monedhës turke është ndikuar në një masë të madhe nga tensioni i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura